Treg

400 mld dollarë fitim në muaj. “Nëse vendoset një autoritet rregullator Bitcoin do të humbasë vlerën”

Bitcoin po mbyll javën me vlerë tregu 1 bilion dollarë, duke iu afruar aseteve si ari dhe aksionet. Nga 956 miliardë dollarë në total, 415 miliardë dollarë iu shtuan vetëm përgjatë fillimit të vitit 2021.

Mendohet se investuesit mund të kenë ndikuar në rritjen e shpejtë të Bitcoin. Disa e ‘’përqafojnë’’ kriptomonedhën si një valutë e paprekshme nga inflacioni, ndërsa disa të tjerë mendojnë se nuk ka siguri ndikuar nga stimujt fiskale dhe monetare.

Trendi i ‘’frikës se mos mbeten vetëm’’, po shtyn njerëzit të bëhen pjesë e tregut pasi tërhiqen nga turma. Indeksi i Bitcoin është më i lartë se ari, aksionet dhe mallrat e konsumit.

‘’Nëse kompanitë e mëdha afrohen tek kriptomonedha, atëherë do të krijohet me të vërtetë një flluskë në treg,’’-shprehet një nga ekspertët e tregut në Europë.

Elon Musk drejtor i Tesla, kompania që bleu 1.5 miliardë dollarë të vlerës së Bitcoin , tha në një postim në Twitter se Bitcoin është një formë likuiditeti më pak e fshehur se sa paraja.

Ekspertët thonë se nëse krijohet një autoritet rregullator për kriptomonedhën, ajo do të ‘’zhytet’’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë