Ne rrjet

40 mijë mjekëve europianë u injektohet ilaçi kundër malaries

Në Brajton dhe Oksford, në Britaninë e Madhe ka nisur një testim për të zbuluar nëse dy ilaçe kundër malaries mund të parandalojnë koronavirusin.

Hidroklorokina do t’iu injektohet më shumë se 40,000 punëtorëve shëndetësorë nga Europa, Afrika, Azia dhe Amerika Jugore.

Të gjithë pjesëmarrësit në testim kanë qenë në kontakt me pacientët e prekur nga sëmundja Covid-19.

 “Nuk e dimë nëse klorokina apo hidroklorokina janë të dobishme apo të dëmshme kundër Covid-19”, tha profesori Nicholas White, një prej udhëheqësve të studimit, duke shtuar se “testim i kontrolluar si ky, kur asnjëri prej pjesëmarrësve dhe hulumtuesve nuk e di se kujt i janë dhënë ilaçet, është mënyra më e mirë për ta kuptuar efektin e dy ilaçeve anti malarje”.

Pas këmbënguljes së presidentit amerikan Donald Trump, BE-ja ka nisur studime të shumëfishta të ilaçit që përdoret për të kuruar malarien. Sipas specialistëve në SHBA, hidroksilkolina është tani për tani ilaçi më efektiv për trajtimin e COVID-19.

Hidroksilkolina është një version më pak toksik i një klorokinës, mediakamentit kundër malarias, i cili është zbuluar që nga vitet ’40. Për të kuruar pacientët me koronavirus, ai po shoqërohet me doza antibiotikësh.

“Unë kam autorizuar disa prova klinike në Francë, përfshirë edhe trajtimin me doza të vogla të kolorokinës që do tu jepen qindra pacientëve të sëmurë që janë shtruar në spital” tha ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Véran gjatë fundjavës.

Ilaçi ishte përdorur për të trajtuar 24 persona në Marsejë me COVID-19 në një institut spitalor universitar dhe rezultatet paraprake ishin të jashtëzakonshme. Por shumë ekspertë kanë thënë se është shumë herët për të treguar nëse ilaçi është efektiv.

“Kjo nuk është epidemia e parë ku kemi një shenjë shprese për një medikament të mundshëm dhe në fund rezulton se nuk funksionoi. Shpresa është e mjaftueshme për mua sot që të bëj gjithçka që të mund të verifikojmë nëse klorokina funksionon apo jo” tha ministri i shëndetësisë i Francës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë