Ne rrjet

4 momentet kur gazetari i Fox News sikletosi Putinin

Donald Trump e kurseu Vladimir Putin duke mos e vendosur përballë çështjeve të vështira dhe për këtë shefi i Shtëpisë së Bardhë po paguan kostot politike duke u qortuar nga të gjitha anët në vendlindje, madje edhe nga vetë republikanët.

Por, Presidenti rus sërish u vendos përballë temave të nxehta, që media perëndimore ngre prej vitesh dhe gishtin e fajësisë e drejton nga Kremlini.

Pas takimit me Trump, Putin kishte pranuar një intervistë me Chris Wallace, gazetarin e rrjetit televiziv amerikan, Fox News. Në të ai iu përgjigj dhe shmangu pyetjet mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016, marrëdhënien me Trump dhe pse kundërshtarët politikë të tij në Rusi vdesin papritur.

Nga e gjithë intervista, “Huffington Post” veçon katër momente kyçe.

1 – Putin refuzon dokumentet e hetimit për ndërhyrjen në zgjedhje

Pak pas fillimit të intervistës, gazetari Wallace i prezantoi Putinit një kopje të hetimit të Robert Mueller mbi përfshirjen e 12 oficerëve të shërbimeve inteligjente ruse në sulmin kibernetik të serverave të Komitetit Kombëtar Demokrat gjatë 2016.

“A mund t’ua dorëzoj këtë zotëri?”, iu drejtua Putinit, që reagoi me një buzëqeshje ironike.

https://twitter.com/mattwilstein/status/1018993901250609152?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1018993901250609152&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.huffingtonpost.com%2Fentry%2F4-notable-moments-putin-fox-news-interview_us_5b4d1304e4b0fd5c73be0c7e

Putin nuk pranoi të merrte në dorë dosjen dhe i bëri me shenjë gazetarit që t’i vendoste në tryezën që kishin në mes.

“Nuk dëshiroi që t’i shikonte”, tha Wallace në komentet pas intervistës.

2 - Putin: As që donim t’ja dinim për Trump

Gazetari i Fox News e përballi presidentin rus me teoritë se ai dhe shërbimet sekret ruse zotërojnë një dosje me materiale të ndjeshme e të sikletshme për Donald Trump me anë të të cilave e kontrollojnë Presidentin amerikan dhe e detyrojnë atë që të mohojë ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016.

Përgjigjia e Presidentit rus mund të “lëndojë” disi egon e Presidentit amerikan.

https://twitter.com/FoxNews/status/1018988173085593600?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1018988173085593600&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.huffingtonpost.com%2Fentry%2F4-notable-moments-putin-fox-news-interview_us_5b4d1304e4b0fd5c73be0c7e

“Shiko! Nuk dua të ofendoj Presidentin Trump dhe kur e them këtë mund të dukem edhe arrogant, por para se ai të njoftonte se do të garonte për President për ne nuk kishte kurrëfare interesi. Po, ishte një person i pasur, por në SHBA ka shumë të pasur. Ai ishte në industrinë e ndërtimit, organizonte konkurse bukurie dhe askujt nuk i shkontë ndërmend që do të garonte e zgjidhej President”, tha Putin, duke mohuar se Rusia ka materiale të tilla.

3 – Putin pranoi tërthorazi dhe më pas mbrojti sulmin ndaj serverave të demokratëve

Në një moment të intervistës u duk sikur Putin pranoi autorësinë e Rusië në sulmin kibernetik ndaj serverave të demokratëve dhe më vonë sugjeron se sulmi ishte i drejtë pasi informacioni që u publikua pas tij për Hillary Clinton nuk ishte i rremë.

“A kishte shtrembërim apo falsifikim faktesh? Jo nuk ishte. U sulmua një adresë postare elektronike dhe aty kishte informacione mbi manipulimet e bëra brenda Partisë Demokratike për të favorizuar një kandidat të caktuar në garën për President”, tha ai.

https://twitter.com/atrupar/status/1018986557448114177?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1018986557448114177&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.huffingtonpost.com%2Fentry%2F4-notable-moments-putin-fox-news-interview_us_5b4d1304e4b0fd5c73be0c7e

Gazetari Chris Wallace e ndërpreu dhe përmes një metafore rrëzoi përtokë argumentin e Putinit.

“Po thua që hakerat vodhën para të vërteta dhe jo para të falsifikuara?! Këtë po thua, sepse faktet që vodhën nga John Podesta ishin mesazhe të vërteta dhe është në rregull që t’i shpërndash duke ndërhyrë në një proces zgjedhor?”, e pyeti ai.

I zënë ngushtë nga gazetari, Putin ripërsëriti logjiën e tij, por me fjalë më të zbutura.

4 – Putin iu shmang pyetjes mbi vdekjet e çuditshme të rivalëve të tij politikë

Pyetja e fundit që Chriss Wallace adresoi ndaj Presidentit rus lidhej me Rusinë. “Pse shumë nga njerëzit që ju kundërshtojnë ju përfundojnë të vdekur, ose thuajse të vdekur?”, pyëeti ai, duke përëmendur spiunin Sergei Skripal, rivalin politik Boris Nemtsov dhe të tjerë kritikë të Presidentit rus.

https://twitter.com/FoxNews/status/1018996022364778496?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1018996022364778496&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.huffingtonpost.com%2Fentry%2F4-notable-moments-putin-fox-news-interview_us_5b4d1304e4b0fd5c73be0c7e

Putin e mohoi këtë dhe refuzoi t’i lidhte sulmet, apo vdekjet drejtpërdrejtë me emrin e tij.

“Të gjithë kemi shumë rivalë politikë. Jam i sigurtë që edhe Trump ka shumë rivalë politikë”, tha ai, duke përmendur më pas vdekjet e John F.Kennedy apo Martin Luther King Jr. dhe viktimat e përplasjeve mes policisë dhe qytetarëve amerikanë për të argumentuar se po sulmohej padrejtësisht për sulmet ndaj rivalëve të tij politikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë