Njerez

35 vjet më parë, ja si e profetizonte 2019 Isaac Asimov

Më 1983-shin, shkrimtari i famshëm amerikan i librave fantastiko-shkencorë, Isaac Asimov shkruante rreth vitit 2019, “Ka shumë gjasa që shoqëria, atëkohë, do të ketë hyrë në një fazë që mund të jetë e përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme në krahasim me situatën që ndodhet tani.”

Nëse e shohim botën si mund të jetë në fund të një gjenerate tjetër, le të themi, 2019 – 35 vjet nga tani, e njëjta largësi vitesh nga 1949, kur “1984” e George Orwell u botua fillimisht, tri konsiderata do të sundojnë mendimet tona.


Lufta Bërthamore. Kompjuterizimi. Shfrytëzimi i Hapësirës.
Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik do të luftojnë njëra-tjetrën në këtë kohë të ndërmjetme, nga tani e deri më 2019-ën, nuk ka vlerë të diskutohet se ç’lloj jete do të ketë në atë vit. Fare pak prej nesh, apo prej fëmijëve dhe nipërve tanë, do të jenë gjallë atëherë për t’i dhënë kuptim përshkrimit të kushteve të sakta të mjerimit global, në atë kohë. Le të hamendësojmë se, nuk do të ketë luftë bërthamore – jo domosdo një hamendje e sigurt – dhe të nisim nga aty. Kompjuterizimi do të ecë përpara, pashmangshëm. Kompjuterët, tanimë, e kanë bërë veten thelbësorë për qeveritë e shteteve industriale dhe për industrinë botërore dhe, kanë nisur ta bëjnë veten në rehatshëm edhe për shtëpitë. Një produkt kryesisht anësor, objekti i lëvizshëm kompjuterik, ose roboti, po mësyn tashmë në industri dhe në rrjedhën e brezit të ardhshëm, do të depërtojë në shtëpi. Do të ketë rezistencë në marshimin e kompjuterëve, por me gjithë revolucionin e suksesshëm në krahun e punës, marshimi do të vijojë. Rritja e kompleksitetit të shoqërisë do ta bëjë të pamundur jetën pa ta dhe ato pjesë të botës, që do të mbeten pas në këtë fushë do të vuajnë dukshëm si rezultat, pasi organizmat qeverisës do të lakmojnë kompjuterizimin ashtu si lakmojnë tani armët.

Punët që do të shfaqen, do të përfshijnë padyshim dizajnin, prodhimin, instalimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e kompjuterëve dhe robotëve dhe një kuptim të të gjithë industrive të reja që këto makineri “inteligjente” do t’i bëjnë të mundura.

Efekti i menjëhershëm i intensifikimit të kompjuterizimit do të ndryshojë, padyshim, më tej zakonet e punës. Kjo ka ndodhur edhe më parë. Përpara Revolucionit Industrial, shumica e njerëzimit ishte e angazhuar në agrikulturë dhe në profesionet e shoqërizuara me të. Pas industrializimit, ndryshimi nga fermat në fabrika ishte i menjëhershëm dhe i dhimbshëm. Me kompjuterizimin, ndryshimi i ri nga fabrikat në diçka të re, do të jetë edhe më i shpejtë dhe për pasojë, edhe më i dhimbshëm. Kompjuterizimi nuk do të nënkuptojë më pak vende pune, sepse përparimet teknologjike, në të shkuarën, gjithnjë kanë krijuar më shumë vende pune, sesa kanë shkatërruar dhe, nuk ka arsye të mendojmë se nuk do të jetë gjithaq e vërtetë tani. Megjithatë, punët e krijuara nuk janë identike me punët që janë shkatërruar dhe në raste të ngjashme, në të shkuarën, ndryshimi nuk ka qenë kurrë kaq radikal.

Intervista e Asimov me 1984-ën

Shkatërrimi i mendjeve tona
Vendet e punës që do të zhduken, do të priren të jenë ato punë rutinore apo të linjës së montimit, që janë mjaft të thjeshta, mjaft përsëritëse, dhe mjaftueshëm trullosëse për të shkatërruar mendjet e ekuilibruara, të atyre qenieve njerëzore mjaftueshëm të pafata, të detyruara të kalojnë vite duke i bërë ato, për të fituar jetesën dhe megjithatë, mjaft të ndërlikuara për të pushuar mbi kapacitetin e çdo lloj makinerie që nuk është as kompjuter dhe as e kompjuterizuar. Mbi këto, kompjuterët dhe robotët e krijuar enkas, do të fitojnë terren.

Punët që do të shfaqen, do të përfshijnë padyshim dizajnin, prodhimin, instalimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e kompjuterëve dhe robotëve dhe një kuptim të të gjithë industrive të reja që këto makineri “inteligjente” do t’i bëjnë të mundura. Kjo do të thotë se një ndryshim i gjerë në natyrën e edukimit duhet të zërë vend dhe e gjithë popullsia duhet të pajiset “me njohuri në informatikë” dhe duhet të mësohet të përballet me botën “ e teknologjisë së lartë”. Sërish, këto gjëra ka ndodhur më parë. Një forcë punëtore e kompjuterizuar duhet, nga nevoja, të jetë më e arsimuar dhe ajo e agrikulturës. Duart në fushë punojnë mirë pa ditur të shkruajnë dhe lexojnë. Punëtorët e fabrikave nuk munden. Ndryshimi, megjithatë është më i shpejtë këtë kohë dhe shoqëria duhet të punojë shumë më shpejt, ndoshta më shpejt sesa mundet. Kjo do të thotë se brezi i ri do të jetë në tranzicionin e vështirë, ndërsa miliona njerëz të pa trajnuar e gjejnë veten të pashpresë, për të bërë punë që nevojiten të kryhen, më së shumti. Nga viti 2019, megjithatë, tranzicionit do i ketë ardhur fundi. Ata që munden të ritrajnohen dhe të ri-arsimohen do ta kenë bërë: ata që nuk do të munden, duhet të futen në punë në diçka të dobishme, apo aty ku grupet sunduese janë më pak inteligjente e do të mbështeten nga disa lloj marrëveshjesh të ndihmave sociale. Në secilin rast, brezi i tranzicionit do të jetë duke vdekur dhe brezi i ri që po rritet do të jetë i edukuar në botën e re.

Shkrimtari fantastiko-shkencor Isaac Asimov

Ka shumë gjasa , që shoqëria atëherë, do të ketë hyrë në një fazë të përmirësuar, krahasuar me situatën e tanishme për një sërë arsyesh. Së pari: Popullsia do të vazhdojë të rritet për disa vite pas së tashmes dhe kjo, do t’i bëjë sëmbimet e tranzicionit edhe më të dhimbshme. Qeveritë do të jenë të paafta të fshehin prej vetes faktin se asnjë problem nuk mundet të zgjidhet për aq kohë sa ato probleme vazhdojnë të intensifikohen nga shtimi i shifrave të mëdha me shpejtësi më të madhe sesa shpejtësia me t cilën mund të zgjidhen. Përpjekjet për ta parandaluar që kjo të ndodhë, duke inkurajuar norma më të ulëta të lindjeve, do të bëhet më e fuqishme dhe duhet shpresuar se nga 2019, bota si e tërë, do të jetë në përpjekje drejt një rrafshi popullsie. Së dyti: Pasojat e papërgjegjshmërisë njerëzore në termat e mbetjeve dhe ndotjeve do të bëhen më të dukshme dhe të padukshme me kohën dhe sërish, përpjekjet për t’u përballur me këtë do të bëhen më të fuqishme.

Është për t’u shpresuar se nga 2019, përparimet në teknologji do të vendosin mjete në duart tona që do të ndihmojnë në përshpejtimin e procesit, kështu përkeqësimi i mjedisit do të frenohet. Së treti: Përpjekjet e botës që duhet të investohet në këtë sferë, për të lehtësuar dhimbjet e tranzicionit në përgjithësi mundet –duke hamendur praninë e nivelit minimal të higjienës mes njerëzve të botës, sërish jo me hamendje të sigurt –të dobësojë shkaqet që kanë ushqyer grindjet e gjata mes shteteve, mbi urrejtjet dhe dyshimet. Me pak fjalë, do të ketë rritje të bashkëpunimit mes shteteve dhe grupeve brenda shteteve, jo jashtë rritjes së çdo idealizmi apo dinjiteti, por jashtë një kuptimi gjakftohtë se çdo gjë më pak sesa kjo, do të thotë shkatërrim për të gjithë. Nga 2019, shtetet do të shkojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin për t’i lejuar planetit të jetojë, nën një shëmbëllim të një qeverisjeje të botës me bashkëpunim, edhe pse askush nuk do ta pranojë ekzistencën e saj.

Është për t’u shpresuar se nga 2019, përparimet në teknologji do të vendosin mjete në duart tona që do të ndihmojnë në përshpejtimin e procesit, kështu përkeqësimi i mjedisit do të frenohet.

Pavarësisht përparimeve negative –disfata e afërt mbi mbipopullimin, ndotjen dhe militarizimin –do të ketë gjithashtu përparime pozitive. Edukimi mund të revolucionarizohet në botën e re dhe do të revolucionarizohet nga vetë agjencitë që e kërkojnë revolucionin – kompjuteri. Shkollat do të ekzistojnë padyshim, por një mësues i mirë shkolle nuk mund të bëjë më shumë sesa të zgjojë kureshtjen, të cilën një student i interesuar mund ta kënaqë në shtëpi apo në tastierën e kompjuterit të tij. Do të ketë, më në fund, një mundësi për çdo të ri dhe në fakt, për çdo individ, të mësojë çfarë do të mësojë. Në kohën e vet, më shpejtësinë e vet ,në mënyrën e vet. Arsimi do të bëhet argëtues, për shkak se do të fryhet nga brenda dhe nuk do të detyrohet nga jashtë.

Në fillim të 1984-ës, Isaac Asimov parashikoi se robotët do të jenë të zakonshëm në vitin 2019. Ata janë , në shumë forma, megjithëse shoqëruesit e seksit, veshur me silikon mund të jenë një hap, përtej imagjinatës së tij.

Ndërsa kompjuterët dhe robotët po bëjnë punën e dorës së shoqërisë, në mënyrë që bota, më 2019-ën, të duket gjithnjë e më shumë se “lëviz veten”, gjithnjë e më shumë qeniet njerëzore do ta gjejnë veten duke jetuar një jetë të pasur, në limonti. Kjo nuk do të thotë limonti për të mos bërë asgjë, por nge për të bërë diçka që dikush do ta bëjë; për të qenë i lirë të angazhohet në kërkim shkencor, në letërsi dhe arte, për të ndjekur interesat dhe hobet e të gjithë llojeve. Dhe, nëse duket jashtëzakonisht optimiste të hamendësohet se bota do të ndryshojë në këtë drejtim në vetëm 35 vjet, (duke ndryshuar dhe jo domosdo e arritur krejtësisht), atëherë i shtoni përbërësin e fundit përzierjes. Faza e tretë: shfrytëzimi i hapësirës. Nuk ka gjasa të braktisim hapësirën, kur kemi mbërritur kaq larg. Dhe nëse militarizimi zbehet, do të bëjmë më shumë sesa të krijojmë një fushë tjetër lufte. As nuk do të bëjmë thjesht udhëtime përmes saj. Do të hyjmë në hapësirë për të qëndruar. Me raketat si mjet, do të ndërtojmë një stacion hapësinor dhe të hedhim themelet për ta bërë hapësirën një shtëpi të qëndrueshme për të rritur numrin e qenieve njerëzore.

Megjithëse bota e 2019-ës, do të ketë ndryshuar shumë nga bota e tanishme e 1984-ës, do të jetë vetëm një barometër i ndryshimeve edhe më të mëdha, të planifikuara për vitet që do të vijnë.

Gërmimi i hënës

Nga 2019, do të shkojmë sërish në hënë. Nuk do të ketë vetëm amerikanë, por një forcë ndërkombëtare e përmasave të mëdha dhe jo për të mbledhur thjesht gurët e hënës, por për të vendosur një stacion minerar që do të përpunojë terrenin e hënës për ta çuar në vende të tjera në hapësirë –kur do të shkrihet në metale, qeramikë, qelq dhe beton – materiale ndërtimi për struktura të mëdha që do të vendosen në orbitë, rreth Tokës. Një strukturë e tillë, shumë e imagjinueshme, mund të kryhet nga 2019, do të jetë prototipi i një stacioni me energji diellore, i përshtatur për të mbledhur energjinë diellore, ta shndërrojë në mikrovalë dhe ta rrezatojë në Tokë. Do të jetë i pari i pajisjeve të tilla, të përshtatura për rrafshin ekuatorial të Tokës. Do të jetë fillimi i një kohe kur pjesa më e madhe e energjisë së Tokës do të vijë nga dielli nën kushtet që do ta bëjnë atë pronë jo vetëm të një shteti, por të globit, në përgjithësi. Struktura të tilla do të jenë, në vetvete garanci e paqes së botës dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm mes shteteve. Energjia do të jenë e domosdoshme për të gjithë dhe e lehtë për t’u shpërndarë, vetëm nëse shtetet janë në paqe dhe punojnë së bashku, ajo luftë do të bëhet thjesht e paimagjinueshme – me kërkesë popullore. Për më tepër, observatorët do të ndërtohen në hapësirë për të rritur njohurinë tonë mbi universin; ashtu do të ndodhë me laboratorët, ku eksperimentet, që mund të jenë të pasigurt apo të pamundur, në sipërfaqen e Tokës, mund të kryhen.

Nga 2019, shtetet do të shkojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin për t’i lejuar planetit të jetojë, nën një shëmbëllim të një qeverisjeje të botës me bashkëpunim, edhe pse askush nuk do ta pranojë ekzistencën e saj.

Me më shumë rëndësi në sensin praktik, do të jetë ndërtimi i fabrikave që do të vënë në përdorim vetitë e veçanta të hapësirës – temperaturat e larta dhe të ulëta, rrezatimin e fortë. Vakumi i pakufi, graviteti zero – për të prodhuar objekte, që do të jenë të vështirë apo të pamundur të prodhohen në Tokë, kështu teknologjia e botës mund të jetë transformuar krejtësisht. Në fakt, projekti mund të jetë duke planifikuar borde më 2019, për të ndryshuar në mënyrë masive industritë në orbitë. Hapësira, është shumë më e vëllimshme sesa sipërfaqja e Tokës dhe për pasojë, një depo e dobishme për mbetjet që është e pandashme nga industria. Në hapësirë nuk ka gjëra të gjalla që të vuajnë nga mbetjet apo derdhet. Dhe mbetjet nuk do të mbeten as në afërsi të Tokës, por do të zhvendosen larg, përtej brezit asteroid, në erën diellore. Toka do të jetë në një gjendje të pastrojë veten nga efektet anësore të industrializimit e megjithatë, pa humbur avantazhet e domosdoshme. Fabrikat do të jenë larguar, por jo shumë, vetëm pak milje. Dhe njerëzimi, jo vetëm strukturat e tij, do të jenë në hapësirë. Nga viti 2019, vendbanimi i parë në hapësirë do të jetë në dërrasë të zezë ose nën ndërtim. Do të jetë i pari nga shumë, ku qeniet njerëzore mund të jetojnë me dhjetëra mijëra dhe ku mund të ndërtojnë shoqëri të vogla të të gjithë llojeve, duke e çuar njerëzimin në një gërshetim të mëtejshëm larmie. Në fakt, megjithëse bota e 2019-ës, do të ketë ndryshuar shumë nga bota e tanishme e 1984-ës, do të jetë vetëm një barometër i ndryshimeve edhe më të mëdha, të planifikuara për vitet që do të vijnë.

*Botuar fillimisht më 31 dhjetor 1983/ STAR


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë