Këshilli Botëror i Arit së fundmi ka nxjerrë një raport të titulluar, Gold 2048: 30 Vitet e ardhshme për Arin. Raporti hedh një vështrim gjithëpërfshirës mbi demografinë, teknologjinë, ekonominë, politikën, dhe trendet sociale nëpër botë dhe implikimet e tyre në tregun e arit.
Raporti ka mbledhur sëbashku ekspertët më të mirë të arit si dhe autorë me famë botërore e ekonomistë të cilët kanë diskutuar forcat bazë makro që do të drejtojnë arin në 30 vitet e ardhshme.
Trend #1: Rritja e klasës së mesme në Tregjet Emergjente
Sipas raportit, në 30 vitet e ardhshme, demografia do të luajë një rol të rëndësishëm në rritje në formësimin e ekonomisë globale.
Historia e madhe e çerekshekullit të ardhshëm do të jetë rritja e klasës së mesme në tregjet emergjente, veçanërisht në Kinë dhe Indi. Raportet e fundit kanë vlerësuar se, për më shumë se 17 vitet e ardhshme, 170 milion Aziatikë do të bëjnë pjesë në kalsën e mesme çdo vit.
India, konsumuesja më e madhe e arit, do të jetë ekonomia që do të rritet më shpejtë në dekadat e ardhshme. Nëse arrin të përmbushë reformat e saj ambicioze në politikë dhe ekonomi, klasa e saj e mesme do të rritet nga 19% në73% në raport me gjithë popullsinë.
“Klasa e mesme indiane, jo vetëm që do të bëhet një forcë udhëehqëse në ekonominë indiane, por fuqia e saj aggregate blerëse do të ndikojë në krijimin e një prej tregjeve ëm ët mëdha në botë,” citon raporti.
Klasa e mesme e Kinës, gjithashtu, po përhapet me shpejtësi. Por ndryshe nga India, kinezët po përballen me probleme të mëdha demografike. Prioblemi është plakja e popullsisë, që mund të frenojë rritjen ekonomike pavarësisht fitimeve nga rritja e klasës së mesme.
India dhe Kina janë konsumatorët më të mëdhenj të arit në gjithë botën. Me rritjen e klasës së mesme dhe fuqinë aggregate blerëse, kërkesa për ar pritet të rritet më tej.
Trend #2: Një ndryshim në kërkesën për Ar dhe Dinamikat e furnizimit
Bizhuteritë dhe investimi në lingoat ari nuk janë kategoritë e vetme ku drejtohet kërkesa për ar. Ari ka aplikim të gjerë industrial. Praktikisht çdo pjesë e paisjeve elektronike ka pak ar në përbërje të saj si material i përçueshëm dhe shumë rezistent. E panjohur për shumë syresh, ari ka një përdorim efektiv në fushën e mjekësisë.
Adoptimi i Gjërave të Internetit do të shpjerë në rritjen masive të produkteve elektronike (dhe të arit) të përdorur në të gjitha paisjet e rezistueshme të konsumatorëve.
Një ndryshim në makinat elektronike dhe hibride do të kërkojë më shumë pjesë që përdorin ar.
Komponimet e arit premtojnë përdorimin e tij në testimet klinke edhe në medikamente si një risi antibiotiku.
Industria e paneleve diellore në shpërthim do të kërkojë më shumë ar si përbërës katalizant.
Ka ende shumë fusha ku përdoret ari, por aplikimi industrial përbën vetëm një pjesë të vogël të kërkesës agregate të arit. Kërkesa për investime ka një impakt më të thellë në çmimin e arit.
Ekspertët që punuan për raportin parashikojnë se rritja e popullaritetit të tregtisë së këmbimit valuator të arit, po ashtu si përdorimi i avancuar në teknologji do të bëjnë që kërkesa për ar do të jetë shumë e madhe në këto drejtime në vitet që do të vijnë. Leverdia dhe kostoja efektive që teknologjia bart do ta bëjë arin më tërheqës ndaj investitorëve, përfshirë gjeneratën Millennials.
Ndërkohë që, furnizi me ar është aktualisht i shtrënguar për shkak të kostove operacionale në rritje, zbulime ari të pakta dhe çmime të ulta të arit.
Ne presim furnizimi të bjerë ën 30 vitet e ardhshme, që shkaktohet nga rritja e kostove. Edhe sot çmimi i arit është 1,500 dollarë/oz, dhe em rritje vjetore 10% në 15 vitet e kaluara,.
Me shtrëngimet si pasojë e kostove, nxjerërsit e arit do ta kenë të vështrirë të manovrojnë me kërkesën ën rritje për ar. Në afatgjatë situata do të ndikojë tek çmimet.
Trend #3: E ardhme e paqëndrueshme
Panorama e investimeve do të ndryshojë në 30 vitet e ardhshme gjithashtu. Një kombinim i trendeve demografike, teknologjike,dhe makroekonomike po krijon ndryshime strukturore në ekonominë globale, dhe që do të ketë implikime të thella për investitorët.
Popullatat në moshë pune po pakësohen në botën e zhvilluar. Mungesa e punësimit do ët ndikojë në rritjen ekonomike. Situata do të ndikojë në marrjen fund të epokës së inflacionit të ulët.
Rritja e Inteligjencës Artificiale—do të zëvendësojë sa më shumë punëtorë—do të gjenerojë tensione politike dhe sociale që do të sjellin paqëndrueshëmri në treg. Ne mund të presim që politikat perëndimore të bëhen më rishpërndarëse, që do të shkaktojë një barrë më të madhe financiare për investitorët nëpërmjet rritjes së taksave.
Impakti demografik do të ketë një efekt më të thellë në dinamikat e fuqive botërore. Bota Perëndimore do të ëpsojë një plakje ët popullsisë, papunësi, dhe rritje ekonomike në stanjacion. Në ët kundërt, India dhe Kina presupozohet të arrijnë pikën e tyre ët artë demografike në dekadat e ardhshme. Q kur demografia ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, ne ka të ngjarë të dëshmojmë një zhvendosje të pashembullt të fuqisë ekonomike nga Perëndimi në Lindje. Si rezultat i tensioneve gjeopolitike në rritje.
Përhapja e adoptimit ët të dhënave të mëdha dhe Inteligjencës Artificiale në investime do të rrisë tregtinë automatike në trgjet likuide.
30 vitet e ardhshme do të jenë ekstremisht të paqëndrueshme,si politikisht ashtu edhe financiarisht. Siç tregon historia, ari performon më mirë në kohëra të paqëndrueshme— dhe është mbrojtja më e mirë, e testuar me kohë kundër çdo krize./Forbes/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.