Ne rrjet

30 të vdekur, stuhitë bëjnë kërdinë në Itali

Stuhitë e egra, tornadot e vogla që shkatërruan çatitë e shtëpive dhe erërat e forta që filluan nga Venecia deri në Siçili,kanë lënë të paktën 30 të vdekur në Italinë fqinje, shumë të tjerë të plagosur dhe qindra zjarrfikës dhe punonjës të ekipeve të emergjencës mes kaos.

Nëntë anëtarë të një familjeve, mes tyre edhe tre fëmijë u gjetën të vdekur në Siçili pas një valë e madhe uji përmbyti brenda pak minutash shtëpinë e tyre.  Moti i keq ka vrarë plot 12 persona në ishullin italian, i cili ashtu si pjesa tjetër e vendit fqinj është përfshirë nga stuhi të fuqishme dhe mot i furishëm.

https://twitter.com/severeweatherEU/status/1058049574521200646?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1058049574521200646&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.euractiv.com%2Fsection%2Fenergy-environment%2Fnews%2Ftotal-disaster-as-italy-storms-kill-at-least-30%2F

Mediat italiane njoftuan mëngjesin e së hënës se numri i viktimave për shkak të stuhive që kanë përfshirë vendin ka arritur në 30 persona.

Tre anëtarë të familjes siçiliane arritën të shpëtonin, duke u ngjitur në një pemë ku qëndruan për më shumë se dy orë. "Kam humbur gjithçka, nuk më ka mbetur asgjë, vetëm vajza ime", u tha gazetarëve një nga të mbijetuarit, 35-vjeçari, Giuseppe Giordano. Gruaja e tij, dy fëmijët e tjerë, prindërit, vëllai, motra, nipi dhe e ëma e tij vdiqën.

Një pamje e përgjithshme e shtëpise së zhytur, ku sipas mediave italiane vdiqën nëntë persona

Pasi mbërriti në Casteldaccia të dielën, prokurori sicilian Ambrogio Cartosio i përshkroi skenat me të cilat u përball për shkak të përmbytjeve si një "katastrofë të plotë".  Një  44 vjeçar u gjet i vdekur në makinën e tij, pasi po shkonte për të ndihmuar një koleg të bllokuar në një dyqan. Një 20 vjeçar që gjendej në makinë me të vazhdon të jetë i zhdukur.

Punëtorët e shpëtimit po kërkojnë gjithashtu një mjek 40 vjeçar, i detyruar nga stuhitë që të braktiste makinën e tij në një rrugë pranë qytetit të Corleones.  Dy viktima të tjerë, një burrë dhe një grua, vdiqën pasi makina e tyre u rrëmbye nga një përrua në rajonin e Agrigentës. Dy persona u raportuan po ashtu të vrarë të premten, duke përfshirë një turist gjerman, i cili u godit nga rrufeja në Sardenjë.

https://twitter.com/WeDontHaveTime0/status/1057928729945694209?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1057928729945694209&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.euractiv.com%2Fsection%2Fenergy-environment%2Fnews%2Ftotal-disaster-as-italy-storms-kill-at-least-30%2F

Erërat e dhunshme dhe shiu i fortë kanë bërë që gashtë rajone të jenë ende në alarm të lartë.  Moti i ashpër ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në mbarë vendin. Pemët e pyjeve malorë në verilindje të vendit u rrafshuan si shkopinj nga erërat e forta.

"Është njësoj sikur të jemi zgjuar pas një tërmeti", tha guvernatori i rajonit të Venetos, Luca Zaia. "Mijëra hektarë pyje u rrafshuan në tokë dhe një port është shkakërruar plotësisht".

https://twitter.com/CNN/status/1058429787255955457?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1058429787255955457&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.euractiv.com%2Fsection%2Fenergy-environment%2Fnews%2Ftotal-disaster-as-italy-storms-kill-at-least-30%2F

Salvini: Ne kemi nevojë për 40 miliardë euro

Të dielën, pasi vizitoi zonën me Zaian, ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, tha se stuhitë kishin shkatërruar 100,000 hektarë pyje pishe. Ai postoi një sërë fotografish nga zona duke treguar edhe dëmët e panumërta në qytetin Alpin të Bellunos.

"Ne kemi nevojë për 40 miliardë euro për të siguruar territorin kombëtar," shkruante Salvini.

Ai u zotua ta mbledhë sa më shpejt këtë shumë, duke shtuar se shpresonte që planet e tij mos të provokonin ankesa të tepërta nga Brukseli.

https://twitter.com/matteosalvinimi/status/1059035715605065728?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1059035715605065728&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.euractiv.com%2Fsection%2Fenergy-environment%2Fnews%2Ftotal-disaster-as-italy-storms-kill-at-least-30%2F

Venecia ka përjetuar disa nga përmbytjet më të këqija dhe është përballur me erëra deri në 180 kilometra në orë. Fshati piktoresk i peshkimit të Portofinos pranë Xhenovas, arrihet vetëm nga deti pasi rruga kryesore është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Përmbytjet në Sicili kanë bllokuan gjithashtu shumë rrugë, ndërkohë që kryetarët e bashkive kanë urdhëruar që shkollat, parqet publike dhe nënkalimet të mbyllen. Agjencia e Mbrojtjes Civile ka përshkruar se motin e egër që ka përfshirë Italinë këtë javë si "një nga situatat më komplekse meteorologjike të 50-60 viteve të fundit".

Erërat arritën në 112 milje në orë në Liguria, në bregun veriperëndimor të Italisë, po ashtu një nga rajonet më të goditura. Agjencia italiane e lajmeve ANSA njofton se dhjetëra jahte janë shkatërruar në qytetin e Rapallos. Agjencia njoftoi gjithashtu se djali më i madh i ish-kryeministrit Silvio Berluskoni, Pier Silvio, ishte bllokuar me familjen e tij në zonë, në një kështjellën që ai zotëron.

Qindra persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre në rajonin malor të Trentinos, në veriperëndim të Venecias, pasi disa lumenj dolën nga shtrati. Mediat italiane shkruajë se madje se peshqit po notojnë në rrugët e një qyteti. Në Napoli, shumë pemë shkatërruan varrezat e Poggioreales, të famshëm për varret dhe monumentet historike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë