Rend dhe Ligj

3 të dënuar në Elbasan duhet të përgjigjen para OFL

OFL ka shënjestruar këtë të martë tre të dënuar në Elbasan. OFL thotë se u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë këtyre të dënuarve:

Bashkim Bubeqi, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Durim Koçi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Emanuele Budini, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vjedhja”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë