Keshilla

275 mënyra për të zvogëluar përhapjen e Covid-19 pasi të hiqen masat e izolimit

Disa studiues kanë deklaruar se ka 275 mënyra për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit pasi të hiqen masat e izolimit. Rihapja me faza e shkollave, bizneseve dhe parqeve ose hapësirave të tjera është konsideruar një mënyrë e mirë për të mbrojtur njerëzit nga përhapja e koronavirusit të ri.
Ekspertët e Universitetit të Kembrixhit, kanë përpiluar një sërë rregullash të thjeshta, në mënyrë që njerëzit të kthehen në normalitet. Studimi i shkencëtarëve kanë parashikuar një listë me opsione të përshtatshme për rajone dhe kontekste specifike që duhet të merren parasysh në lidhje me efektivitetin e tyre të mundshëm, koston dhe prakticitetin.
Profesori William Sutherland, nga departamenti i zoologjisë në universitetit të Kembrixhit, i cili drejtoi studimin, tha se ka një presion në rritje për të rihapur ekonominë dhe t'i kthejë njerëzit në punë duke mos qenë të izoluar, por autoritetet thonë se nëse kthehemi të operojmë siç kemi bërë para pandemisë, do të ketë një valë të dytë të virusit. Pavarësisht, se ekspertët kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se rifillimi i jetës mund t’i japë një mundësi tjetër virusit për t’u ringjallur.
"Të gjitha aktivitetet do të duhet të konsiderohen individuale dhe të gjitha fazat e zvogëlimit të masave të rishikohen me kujdes, në varësi të rrezikut që ata paraqesin për përhapjen e virusit," tha profesori Sutherland.

Ndërsa, masat e rrepta të bllokimit po dëshmojnë të jenë efektive në kontrollin e përhapjes së Covid-19 në shumë vende në mungesë të një vaksine kundër COVID-19, këto kufizime thelbësore po bëjnë një tendosje në shëndetin mendor dhe fizik të popullatës dhe në ekonomi . Një vaksinë nuk ka gjasa të jetë e disponueshme për të paktën 12 muaj. Sipas studiuesve, masat si distanca fizike, përmirësimi i higjienës personale dhe zvogëlimi i ndotjes ka të ngjarë të qëndrojnë elementë kryesorë të të gjitha strategjive të kontrollit për ca kohë.
Sipas studimit, qasja në parqe publike mund të kufizohet në grupmosha të ndryshme në periudha të ndryshme të ditës, me porta të lëna të hapura, në mënyrë që të mos kenë nevojë të preken nga përdoruesit. Gjithashtu nxënësit mund të grupohen në klasa më të vogla për të bërë mësim dhe mësuesit të koordinohen duke u ndërruar me njëri-tjetrin. Ekspertët shprehen se identifikimi, vlerësimi dhe aplikimi i një game të gjerë opsionesh mund të lejojë që disa prej kushteve më të rrepta të izolimit të hiqen më herët dhe ta bëjnë këtë periudhë më të shkurtër.
Disa nga mënyrat që ekspertët këshillojnë janë mund të përdorni janë:

- Përdorni aplikacione telefoni vibruese për të dekurajuar njerëzit të prekin fytyrën e tyre.
- Nxirrni urdhër për kufizimin e numrit të njerëzve në ngjarje thelbësore të tilla si dasma ose funeralet.
- Përdorni gjurmimin e telefonit celular për të kontrolluar nëse kufizimet po ndiqen.
- Ndaloni ecjen në shkallët lëvizëse.
- Fikni muzikën në sfond në vendet publike në mënyrë që njerëzit të mos kenë nevojë të ngrenë zëra ose të lëvizin më afër dhe kështu që ndoshta të rrisin transmetimin.
- Shtoni dronet vëzhgues
- Ndaloni udhëtimet nga qendrat urbane në komunitetet rurale, për të zvogëluar ngarkesën në infrastrukturën shëndetësore rurale./Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë