Ne rrjet

26 mijë persona në ditë, dhe kush përjashtohet, si po bëhet gati Gjermania për vaksinimin

Duke filluar nga mesi i dhjetorit Gjermania do të nisë vaksinimin e popullsisë së saj duke filluar nga mjekë, policë dhe mësues. Për emigrantët në qendrat e pritjes dhe të pastrehët janë organizuar njësi lëvizëse.

Po vihen në gjendje gatishmërie qendra të vjetra tregtare, ish aeroporte, stadiume, panaire, salla koncertesh e madje dhe kisha. Gjithashtu po kërkohen vullnetarë mes mjekëve në pension, infermierëve, ushtarëve, por dhe veterinarë dhe dentistë.

Qeveria e Merkel në marrëveshje me guvernatorët, vendosi qe të gjithë duhet të jenë gati që në mes të muajit dhjetor të vaksinohen masivisht. Dhe përgatitjet janë në një stad të avancuar.

Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn deklaroi se autoritetet duhet të jenë gati. Politikani konservator shpjegoi se ka një rrugëdalje nga pandemia dhe se vendi është në rrugën e duhur. Ministria po përgatit në detajet më të vogla funksionimin e qendrave dhe mënyrave të vaksinimit. Sipas një dokumenti të publikuar nga Bild, qendrat për magazinimin e vaksinave janë 60. Qendrat për vaksinimin me qindra. Dhe fushata e vaksinimit është ndarë në tre faza, sipas sasisë së vaksinave, që do të ndahet në bazë të prenotimit dhe duke ndjekur një hierarki të mirë caktuar.

Të parët që do të vaksinohen do të jenë të moshuarit dhe qytetarët e kategorive në rrezik, 40 për qind e totalit sipas llogaritjeve. më pas do të jetë radha e personelit mjekësor, policisë dhe mësuesve. Më pas do të vaksinohet pjesa e mbetur e popullsisë. Pacientët e spitaleve apo të moshuarit në azile; por dhe emigrantët në qendrat e pritjet sapo të pastrehët do të vaksinohen nga njësitë lëvizëse, autobusë të posaçëm për këtë mision

Në qendra, procesi do të jetë i qartë. Që në hyrje do të matet temperatura, dhe ata që kanë simptoma do të përjashtohen nga mundësia e vaksinimit. Më pas do të jetë një sistem me një drejtim, nga hyrja në dalje. Vaksinimi nuk do të zgjasë më shumë se 15 minuta. Llogaritë janë që çdo mjek do të mund të vaksinojë 96 persona në ditë. Pas vaksinimit, pacienti do të qëndrojë nën vëzhgim deri sa ta thërrasin. Javët e fundit ishte thënë se do të kishte dhe një aplikacion të ve antë për të monitoruar pasojat e vaksinës.

Administratat vendore po caktojnë vendet e vaksinimit të cilat duhet të jenë të lehta për t’u arritur dhe të sigurta. Si dhe duhet të kenë salla pritjeje të blinduara dhe me ngrohje. Land-et po zgjedhin, por kushti është që çdo bashki apo distrikt duhet të ketë gati të paktën një të tillë.

Disa qytete kanë publikuar detajet: në Berlin qendrat do të jenë gjashtë, dhe objektivi do të jetë vaksinimi i 20 mijë qytetarëve në ditë. Vendi do të jetë një stadium për patinazhin në akull, panairi, velodromi, Arena e Berlini dhe dy ish aeroporte. Çdo gjë do të nisë në dhjetor, e vetmja gjë që ende mungon është vaksina.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë