Menaxhim

25 maji mund të jetë dita më e ngarkuar në historinë e Rinasit, 318 fluturime në dy ditë, 54 vetëm për tifozët

Drejtori i Aeroportit të Tiranës, Costandin von Albensleben tregoi se gjatë ditës së sotme do të ketë 142 fluturime dhe nesër 176 fluturime, nga të cilët 54 janë vetëm me tifozë.

Mesatarja e fluturimeve në ditë në TIA janë 110-120 dhe 25 maji mund të bëhet dita më e ngarkuar e aeroportit.

Drejtori i Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj, u shpreh për mediat se kapacitet e aeroportit janë dyfish më të vogla nga se do të mbajnë këto dy ditë.

Ai tregoi dhe se janë ngritur grupe policie për sigurinë.

“Ne jemi në fazën e implementimit, përgatitjet kanë nisur që në mars në bashkëpunim me UEFA-n, policinë dhe ALBcontrol. Sot Aeroportit të Tiranës i kërkohet të ofrojë 2 herë e gjysmë kapacitet të kushteve normale. Mund të vendosi në stenda 17 avionë, nesër na kërkohet të kemi 42 avionë, imagjinoni se çfarë ngarkese do ketë.

Presim operime normale për avionët e skeduluar. Kemi krijuar një ekip tjetër që do të merret vetëm me fluturimet charter. Kemi ngritur dy grupe policia që do merren me sigurinë dhe grupi tjetër vendosur në Albcontrol, me pritjen dhe transferimin e pasagjerëve”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë