Njerez

24-vjeçari dhuron 8000 biçikleta për të gjithë njerëzit në nevojë

Në vitin 2005, Winston Duncan udhëtonte më nënën e tij në Afrikën Jugore, kur pa një grua të moshuar dhe një djalë të vogël teksa ecnin me vështirësi në rrugë. Në atë moment ai kujtoi gjyshen e tij që kishte raste kur binte teksa ecte, pasi kishte shumë dhimbje nga këmbët. Winston, i cili jetonte në Arlington VA dhe ishte 10 vjeç në atë kohë, mendoi se duhet të blinte biçikleta për të gjithë njerëzit në mënyrë që të mos ecnin shumë gjatë.
Ndryshe nga shumica e 10-vjeçarëve me ide të çmendura, ai e realizoi ëndrrën e tij. Bashkë me të ëmën, ai krijoi "Wheels to Africa", një organizatë që gjatë 14 viteve të fundit ka marrë biçikleta të dhuruara nga banorët e Uashingtonit dhe i ka dërguar nëpër botë për njerëzit në nevojë.

logo hippo

Rreth 8000 biçikleta që ata kanë mbledhur i kanë dërguar në Afrikë, duke ndihmuar studentet dhe njerëz të tjerë të arrin në destinacion për një kohë më të shkurtër. Javën e kaluar Winston, tashmë 24 vjeç dhe nëna e tij, udhëtuan me një grup vullnetarësh dhe 400 biçikleta në Porto Riko.
“Mbi një vit pasi u shkatërrua nga Uragani Maria, vendi vuan nga probleme të infrastrukturës dhe transportit,” tha nëna e Winston. Ata u bashkuan me një organizatë portorikane "Fondacioni JJ Barea", për të organizuar njerëzit që do të merrnin biçikletat, në shkolla apo jetimore. Të gjithë njerëzit u pajisën me biçikleta dhe kaska mbrojtëse.

“Ata ishin shumë të lumtur dhe gjatë gjithë kohës bënin xhiro përreth,” thotë Austin Higgins, një banor i New Jersey-it i cili merret me fotot dhe videot e organizatës. Donacioni përmbante disa modele biçikletash që kanë shërbyer edhe për të ndjekur çiklizmin serioz.
Një ndër vullnetarët ishte edhe Brian Babilonia, 24 vjeç, një çiklist që përfaqësonte Puerto Rikon në Lojërat Olimpike të 2016-ës në Brazil. Ai kujton se në kohën kur ishte fëmijë dhe nuk kishte para të mjaftueshme për të blerë një biçikletë.
"Unë isha një prej tyre. Në fillim nuk kisha as veshje, më pas disa të afërm më ndihmuan për të gjetur një punë dhe kështu unë bleva biçikletën time,” thotë ai.
Një çështje shumë e rëndësishme në Puerto Rico është promovimi i biçikletave në mënyrë që të kthehet një kulturë për vendasit.
"Njerëzit në Porto Riko nuk kanë shumë përvojë me biçikletat, ndërkohë që të gjithë të pasurit lëvizin me makina dhe ecin në mënyrë shumë të shkujdesur. Aktivistët vendas po kërkojnë çdo herë e më shumë korsi biçikletash, duke bërë kërkesë në Bashki dhe duke vendosur fletëpalosje kudo, për t’u kujtuar shoferëve se duhet të lënë tre metra hapësirë për biçikletat. Unë shpresoj se një ditë do të ketë vend edhe për biçikletat në rrugët tona,” tha ai.

Winston Duncan duke dhuruar biçikletë

Harry Valentin, drejtor në shkollën "Ines Maria Mendoza" në Caimito, një pjesë rurale e San Juan, tha se biçikletat që iu dhuruan nxënësve të tij do t'i ndihmonin të shkonin në shkollë më lehtë. Shumica ishin të varfër.
"Shumë prej tyre humbën gjithçka pas uraganit Maria. Kur u thamë nxënësve që do të merrnin biçikletë, ata u gëzuan shumë dhe prisnin me padurim momentin që do të vinte Winston,” shton ai.
Kanë kaluar shumë vite që prej kohës kur projekti i Winstonit ishte vetëm një ëndërr, tashmë ai është bërë një shpresë për të gjithë njerëzit që duhet të ecin shumë për të shkuar në shkollë ose punë. Që kur hapi organizatën e tij, ai ka mbledhur rreth 8,000 biçikleta nga donatorët në zonën e Uashingtonit.
Duke kujtuar udhëtimin e tij të parë në Afrikë, ai tha se ishte befasuar kur kishte parë njerëzit që jetonin në varfëri ekstreme. “Gjatë rrugës takova një fëmijë që i kishte këpucët e çara dhe detyrohej te ecte rreth një orë çdo ditë për të shkuar në shkollë,” tha ai. “Ju nuk mund ta imagjinoni se sa të lumtur duken të gjithë ata kur marrin biçikletat. Kjo është diçka shumë e vlefshme për ta,” shton ai. /The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë