Ekonomi

2019, fillim i paqëndrueshëm

Idea e rritjes potenciale është e rëndësishme në tregjet financiare në 2019.

Nëse rritja qëndron mbi potencialin, siç është rasti aktual i shumë ekonomive, do të ketë më shumë presion tek inflacioni. Problemi është që rritja potenciale është e ulët në SHBA dhe shumë më shumë në Europë e Japoni (respektivisht 1.8%, 1%, dhe 0.5%) me plakjen e popullsisë dhe rritjen e ngadaltë të produktivitetit. Shumë e ulët për t'u përballur me borxhin e lartë dhe në rritje apo për të përmbushur kostot e ardhshme të plakjes së popullsisë e për të përmbushur detyrimet e pensioneve. Ajo që mbetet për t'u thënë është se do të ketë shumë presion tek autoritetet, për aq gjatë sa rritja potenciale nuk do rritet për të mbajtur lart nivelin e rritjes ekonomike. Rezultati do të jetë inflacioni më i lartë dhe presioni rritës mbi interesat e obligacioneve.

Teorikisht, rritja potenciale më e lartë është shumë e mundshme. Kjo do të shtrëngojë autoritetet për të marrë masa që të rrisin nivelin e pjesëmarrjes së punës. Ose më tej do të ketë më shumë investime në rritjen e produktivitetit. Ende, biznesi kur bëhet fjalë për investimet, vazhdon të jetë i tërhequr, kështu që mbetet në dorën e qeverive për të investuar.

Por, në fakt në përgjithësi, investimet private kanë impakt më të gjerë në rritjen e produktivitetit se sa investimet qeveritare.
Meqënëse rritja potenciale nuk do të përshpejtohet, do të ketë presion në rritje të autoriteteve për të rritur artificialisht rritjen dhe ta mbajë atë me një ritëm më të lartë se potenciali përmes politikës monetare të çliruar dhe / ose politikës fiskale më të lirë. Investitorët duhet të mendojnë se rritja e dobët do të rrisë shqetësimet mbi qëndrueshmërinë e barrës së borxhit të lartë. Në aspektin monetar, pritet tkurrje e likuiditetit.

*Burimi: Ecr research


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë