Keshilla

15 shkurti është festa e beqarëve, disa sugjerime se çfarë mund të bëjnë sot

Nëse 14 shkurti, është dita e të dashuruarve, data 15 është dita e beqarëve. Një mundësi për të dalë me miqtë, por pse jo, për të provuar të dilni edhe vetëm për darkë. Nuk është një gjë aq e vështirë: Vitin e kaluar në fakt, u bë trend edhe në TikTok, me mijëra video të lançuara nga hashtag-u "të dalësh vetëm", nga ata që ftojnë veten në darkë e deri tek ata që madje i dhurojnë vetes lule dhe çokollata. Të shkosh vetëm në një restorant, megjithatë, nuk do të thotë të harrosh sjelljet e mira. Restoranti, në fakt, është një vend publik, ndaj duhen respektuar gjithmonë rregullat e mirësjelljes, qoftë edhe me disa përjashtime (të vogla).

Samuele Briatore, president i Akademisë Italiane i shpjegon ato.

“Është një mundësi për të llastuar veten. Nuk ka asnjë mysafir tek i cili të përqendroni gjithë vëmendjen tuaj. Ju jeni mysafirët tuaj, e gjithë vëmendja është mbi ju. Etiketa dikton që i ftuari duhet të shijojë gjithmonë pamjen më të mirë të tavolinës, por në këtë rast thjesht mund të zgjidhni vendin që preferoni”. Megjithatë, disa rregulla thjesht nuk mund të shkelen. “Nuk mund ta kalosh mbrëmjen me telefonin në dorë gjithsesi. Nuk jeni vetëm në restorant dhe të qenit në telefon gjatë ngrënies është një shenjë vrazhdësie ndaj të gjithë të pranishmëve. Për më tepër, mos kërkoni gjysmë porcione ose të porosisni pjata për një person,(kur janë llogaritur për dy). Kjo tregon mos-respekt ndaj stafit të restorantit...”

Për disa gjëra, megjithatë, dikush mund të dalë nga këto rregulla

“Dreka vetëm është mundësia e përsosur për të ngrënë ushqime komplekse, të cilat mund të mos jenë të përshtatshme për një darkë me të ftuar. Një shembull? Spageti. Ose gatimet me mëlçi që shoqërohen me aroma . Gjithashtu, një ide interesante doni të njihni dikë është të uleni në banak, nëse restoranti e ka një të tillë...”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë