Ne rrjet

147 eurodeputetë kërkojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Grupi i dytë më i madh në Parlamentin Europian, S&D, ka kërkuar të shtunën hapjen e negociatave me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriur në tetor. Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve ka marrë 147 eurodeputetë pas zgjedhjeve të majit, duke u radhitur i dyti pas Partisë Popullore Europiane.

Në një letër drejtuar kandidates për presidente të Komisionit Evropian, ministres gjermane Ursula Von der Leyen, kryetarja e Grupit të Social-Demokratëve, Iratxe Garcia, kërkoi ndër të tjera mbështetje për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në vitin 2019.

Votimi për kandidaturën e Von von Leyen do të mbahet më 16 korrik, por grupi S&D kanë vënë si kush për kusht nisjen e bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin në këmbim të mbështetjes për Von Der Leyen. Duke shprehur aprovimin e tyre për zgjedhjen e ministres gjermane, Social-Demokratët përfshinë edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut midis kërkesave të tyre për presidenten e ardhshme të KE-së.

Ursula Von der Leyen

"Kandidatura juaj është rezultat i refuzimit të udhëheqësve kombëtarë për të respektuar sistemin Spitzenkdandidaten, i cili nuk është një mesazh i mirë për votuesit europianë. Kjo ju vendos në një detyrim edhe më të madh ju dhe Komisionin e ri Europian për të treguar se Europa punon për njerëzit. Komisioni Evropian tashmë ka mbështetur hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe kërkojmë një vazhdim të politikës së zgjerimit dhe një angazhim serioz për hapjen e negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor", shkuan Garcia në letrën e saj.

Në të njëjtë ditë, ministri gjerman për Europën dha një mesazh për vendet e Europën Lindore dhe Ballkanit Perëndimor duke thënë se nëse nuk përshpejtojnë reformat, rajoni do të braktiset nga të gjithë të rinjtë, të cilët do të largohen për të gjetur një jetë më të mirë në Europën Perëndimore. Po ashtu ai shpreh se shumica e vendeve anëtare ishin skeptike për zgjerimin për shkak të problemeve të brendshme të BE-së.

"Shumë njerëz në BE janë tërësisht të lodhur përballë kaq shumë krizave: Brexit, marrëdhëniet transatlantike krejt nën presion, migracioni, ngritja e nacionalizmit dhe populizmit. Shumë njerëz nuk janë shumë të kënaqur me zgjerimin" tha ministri gjerman.

Mishael Roth tha se shtetet anëtare të BE kanë rritur kërkesat ndaj vendeve të rajonit për të çrrënjosur korrupsionin, të luftojnë krimin e organizuar, të fuqizojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe të sigurojnë sundimin e ligjit si dëshmi se janë demokraci të qëndrueshme. “Korrupsioni dëmton seriozisht sundimin e ligjit, perspektivat ekonomike dhe legjitimitetin e shtetit”, u shpreh ai në një aktivitet në Gjeorgji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë