Ne rrjet

120 të infektuar në ditë, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut më të prekurit!

Pas rritjes së ndjeshme të rasteve me koronavirus, Maqedonia e Veriut ka rikthyer sot masat kufizuese, duke vendosur 80-orë në shtetrrethim kryeqytetin e Shkupit.

Në vetëm 24 orët e fundit, vendi fqinj ka konfirmuar 120 të infektuar dje dy viktima. Ditën  e djeshme Maqedonia e Veriut kishte 100 raste dhe të martën 94. Kjo rritje shqetësuese e numrit të të infektuarve ka alarmuar autoritetet në vendi fqinj, të cilët po mundohen të mbingarkojnë sa më pak spitalet.Deri më tani, vendi fqinj ka regjistruar 147 viktima dhe më shumë se 2600 të infektuar. Pjesa dërrmuese  e të prekurve, sidomos  në Shkup, janë shqiptarë, të cilët thyenë karatinën gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Shkupi numëronte sot plot 67 raste, duke detyruar qeverinë të mos lejojë askënd të hyjë ose të dalë nga kryeqyteti. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce njoftoi se qeveria kishte pranuar propozimin e Komisionit të Sëmundjeve Infektive për të rikthyer disa nga masat e izolimit në disa qytete dhe rajone në të gjithë vendin. Sipas analizës së Komisionit, në shumë qytete në vend, ekziston një përhapje e shpejtë e virusit për shkak të mosrespektimit masiv të masave në Shkup, Kumanovë-Lipkovo, Tetovë dhe Shtip.

"Dhe pas njëqind konferencave për shtyp dhe mijëra ankesave, disa qytetarë nuk duan ta pranojnë realitetin. Vetëm kur jemi të sëmurë e kuptojmë se sa i rrezikshëm është virusi”, theksoi Filipce.

Propozimi i Komisionit ishte që të ndalohej qarkullimi në Shkup, Shtip, Kumanovë Lipkovëm Tetovë, si dhe Bogovinje, Brvenica, Tearce, Zelino dhe Jegunovce duke filluar nga ora 9 e mbrëmjs deri në 5 të mëngjesit. Në të gjitha qytetet e tjera, mund të lëvizet lirshëm.

Kreu i Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup, Arben Ziberi, tha për mediat se qendra kryesore e epidemisë së Covid-19 në kryeqytet ishte komuna shqipare e Cairait, ku shumë besimtarë myslimanë festuan në fund të majit fundin e muajit të Ramazanit në xhami ose u mblodhën në masë nëpër shtëpi.

“Në Shkup, 90 për qind e rasteve të reja kanë origjinë nga 15 familje nga kjo komunë. Por ne kemi situatën nën kontroll dhe kemi gjurmuar infeksionet, "tha ai, duke shtuar se në disa raste, megjithatë, qytetarët kishin refuzuar bashkëpunimin me autoritetet shëndetësore.

Rritja e infeksioneve nuk i atribuohet asnjë faktori të vetëm. Në qytetin qendror të Shtipit, për shembull, ku shumica e njerëzve janë të krishterë, infeksioni është përhapur në mesin e punëtorëve në disa fabrika tekstilesh që tani janë të mbyllura.

Autoritetet kanë vendosur të mos rrezikojnë dhe kanë ndaluar njerëzit të vizitojnë varreza të premten dhe të Shtunën, gjatë festës së Krishtërimit Ortodoks të Të Gjithë Shpirtrave.

Mbajtja e fejesave, martesave dhe funeraleve është gjithashtu e ndaluar.

Pas kritikave që qeveria hoqi para kohë masat e kufizimeve dhe rihapën restorantet në fund të majit dhe se lejoi tubimeve masive gjatë festave të fundit fetare të Pashkëve Ortodokse dhe Ramazanit , Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce shmangi marrjen e përgjegjësisë së drejtpërdrejtë.

Sipas tij, ky rikthim i pandemisë erdhi për shkak të mungesës së disiplinës midis qytetarëve. Ai akuzoi gjithashtu Ministrinë e Brendshme se nuk policonte si duhet respektimin e masave të sigurisë në terren.

Ministria e Brendshme udhëhiqet nga ministri i përkohshëm Nake Culev, i cili vjen nga radhët e partisë kryesore të opozitës VMRO DPMNE, ndërsa Filipce u emërua kryeministër nga Social Demokratët në pushtet. Të dy deputetët shërbejnë në qeverinë e përkohshme të formuar në fillim të vitit, e cila fillimisht ishte ngarkuar me organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme të 12 prillit.

Që nga fillimi i pandemisë, gjithsej 2.492 persona janë infektuar në Maqedoninë e Veriut nga të cilët 1,605 prej tyre janë shëruar. Vendi ka shënuar 145 vdekje dhe ka 742 raste aktive.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë