Nga Gazeta ‘Si’- Të paktën 11 persona janë vrarë dhe 46 të tjerë janë plagosur, mes tyre dy fëmijë, si pasojë e një sulmi të kombinuar rus me raketa dhe dronë ndaj Kievit gjatë natës mes 5 dhe 6 korrikut.
Nga sulmi janë dëmtuar ose shkatërruar të paktën 15 ndërtesa banimi.
Sulmet goditën më rëndë lagjet Darnytskyi dhe Podilskyi, ndërsa dëme u raportuan edhe në Holosiivskyi dhe Obolonskyi. Në lagjen Podilskyi u shembën thuajse të gjitha katet e një pallati, ndërsa në Darnytskyi shpërtheu zjarr në një godinë 25-katëshe, ku u shkatërruan apartamente në katet e para.
Një tjetër pallat 30-katësh u përfshi nga flakët pasi u godit nga mbetjet e një droni ose rakete.
Shërbimet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, pasi dyshohet se ende ka persona të bllokuar nën rrënoja. Ndërkohë, zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e zjarreve, ndërsa autoritetet ukrainase paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet.
Presidenti ukrainas Zelensky paralajmëroi se shërbimet e inteligjencës ukrainase kanë sinjalizuar përgatitjen e një vale të re sulmesh masive nga Rusia, në prag të samitit të NATO-s që do të mbahet më 7-8 korrik në Turqi, ku ai pritet të zhvillojë edhe një takim me presidentin amerikan Donald Trump.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje