Lajme

107 vjet FA, Meta: Tërmeti nxori në pah nevojën e modernizimit të saj

Presidenti Ilir Meta ka uruar 107-vjetorin e krijimit të Ushtrisë Shqiptare.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Meta ka dhënë sot një mesazh për Forcat tona të Armatosura, që ky 107-vjetor, i gjen në krye të solidaritetit dhe ndihmës për vëllezërit e motrat shqiptare të prekur rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik.
Meta ndër të tjera se tha kjo fatkeqësi natyrore shkatërrimtare nxori në pah dhe domosdoshmërinë e modernizimit të mëtejshëm të ushtrisë shqiptare.
“Me konsideratat më të larta, ju shpreh sot urimet më të ngrohta të gjithë burrave dhe grave në uniformë të Forcave tona të Armatosura, me rastin e 107-vjetorit të Ushtrisë Shqiptare!
Falënderim dhe mirënjohje për kontributet e vyera, përkushtimin heroik dhe sakrificat sublime për mbrojtjen e Atdheut dhe Sigurisë Kombëtare, për operacionet humanitare e paqeruajtëse, si dhe për garantimin e lirisë, paqes e stabilitetit kudo në botë, nën flamurin e NATO-s.
Ky 107-vjetor, i gjen Forcat tona të Armatosura, në krye të solidaritetit dhe ndihmës për vëllezërit e motrat shqiptare të prekur rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik, duke spikatur me profesionalizmin, përkushtimin dhe dashurinë për të shpëtuar banorët e mbetur nën rrënojat e kësaj fatkeqësie natyrore shkatërrimtare, që nxori në pah dhe domosdoshmërinë e modernizimit të mëtejshëm të ushtrisë shqiptare.
Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë! Lavdi dëshmorëve që dhanë jetën për Atdhe dhe Flamur!”, shkruan presidenti Meta në “Facebook”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2595572030722849/?__xts__[0]=68.ARDXx9HwzFH-Hjp5Cylzw9OsSZlKQNSNbfVGqFYWFG3fzljxdWjDfIFdy7jwOiCqVy_iawSJSz66QqSZ13ZF40o2HzaVVHOjmovcoe34tFKen46IfJetgp6HJMg46qISGevvMnlDYn8_jYHdb2fKqjLe-al1nVEGaaGPGB_iQIhSUXbl3mINYVtkNCWBmpMindsk5RhiTTVhSk-KbZlK96qVO-A84T0txJvVchp4V4_MpcocmUF_ItfkEKK2K39E7OgdxlAGRLCoiDxNGBS2ohmh4zIwG4gshIyAQyLEmHZtlDkASNBwD-MnUV_cdlaKXpMq6Jun8Xt85k9wfyl8SQEL_e-t0NsHha-acFVY&__tn__=-R

Edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka kujtuar sot 107-vjetorin e Forcave të Armatosura, që këtë vit i gjen ndryshe nga herët e tjera, në një gjendje të jashtëzakonshme, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë.
Ministrja Xhaçka për të uruar këtë përvjetor ka publikuar në “Facebook”, një video prekëse ku shfaqet vogëlushja Klea Pushi, shtëpia e së cilës u prek nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës.
Por, fatmirësisht ajo ka shpëtuar, pasi ditën kur ra tërmeti ajo ndodhej në Tiranë, për të festuar 9-vjetorin e saj.
“107-vjetori i gjen Forcat e Armatosura më pranë komunitetit se ndoshta kurrë më parë!
Ndihmën e pazëvendësueshme të Forcave të Armatosura ndaj komunitetit e ka ndjerë këto ditë edhe Klea e vogël, shtëpia e së cilës u prek nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit.
Një popull i tërë iu është mirënjohës sot e gjithmonë, ju heronjve të heshtur që mbërrini të parët kudo ku shqiptarët ndihen në vështirësi.
107 vjet Forcë e Armatosur, simbol i përkushtimit dhe sakrificës!’, shkruan ministrja Xhaçka në “Facebook”.

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/536085943900746/?__xts__[0]=68.ARAhFGYhCFyA2zKZ9lW4iXq8tk5BqsXvXQKx_ON-WfXVZmEQBrCs4rMCAI4O3HIPaDuOGtCSB2Uz0WSEsQbnCgLJzAIicowjvFSuHbyOCWl8fl7u-VTZ1jogrHXl_eqBTgCVo-2Rfrp8TK4YHM65sS7pnYFSCs0byKHqUVIr0Z8HMnCxQpoD1CRnDGXS-idd3YLdkO-UYXUFXXxWUEqsnDBu-HXOhk8XFsohvQ_5maMSj9Sdxnd_kuWyDIBpUb0qAM9Pl4moWqpGtbovyzHYm-AfDGB7RYM1_QdniKqSZ7_Lwp9OM0ybtALAA7poCgps5V5nbego5nGtFSWNExu2ogyTjcQCdu27D0j5gg&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë