Mendim

“1000 të zezat Fiskale të Qeverisë të thëna nga goja e FMN-së”

PD-ja duhet të bëjë një program për ringritjen e ekonomisë përveç çekut 1 (një) milionsh dhe mbështetjes sociale.
#ekonomi #FMN #Borxhi #amnistiafiskale #gazetaSi #sherefedinshehu

Nga Sherefedin Shehu*- Këtë radhë FMN-ja tha më shumë nga të zezat që na ka bërë Z. Rama por natyrisht me gjuhën e saj. Pandaj po përpiqem që t’i listoj ashtu siç i tha FMN-ja por pak më shkoqur dhe të lexueshme edhe për jo-profesionistët.

Ekonomia do të ketë ulje me 7,5% (BERZH-i thotë 9%);

Borxhi publik shkon mbi 80 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB ose GDP);

Defiҫiti i buxhetit të shtetit rritet në 7 % të PBB-së;

Edhe pse dëmet nga tërmeti dhe pandemia ishin kolosale shpenzimet e luksit në buxhet nuk u shkurtuan;

Shpenzimet buxhetore nuk kanë efektivitet;

Investimet publike nuk shkojnë për nevoja e prioritete dhe kryhen me cilësi të ulët;

Dy skemat e fundit të dorëzanisë shtetërore nuk u përfshinë në buxhet dhe nuk u raportuan asgjëkundi;

PPP-të me propozim të pakërkuar duhet të ndërpriten ;

Sistemi tatimor është i padrejtë, i komplikuar, i copëzuar, jo-transparent dhe nuk nxit rritjen ekonomike;

Ndryshimet e shpeshta dhe klienteliste të ligjeve tatimore e kanë destabilizuar sistemin tatimor dhe e kanë bërë jo-transparent;

Amnistia fiskale që është në process duhet të anullohet;

Rindërtimi pas tërmetit po bëhet jashtë institucioneve, pa transparencë dhe pa llogaridhënie;

Fondet e rindërtimit nuk janë përfshinë dhe miratuar në buxhetin e shtetit;

Procedurat e kontrollit të financave publike nuk u zbatuan për prokurimin, mbikëyrjen, raportimin dhe audutimin e pavarur të fondeve të rindërtimit;

Mbështetja buxhetore për njerëzit dhe bizneset e dëmtuara nga tërmeti u dha me preferencë politike (pa kritere për përfituesit), pa transparencë dhe pa llogaridhënie;

Korporata Shqiptare e Investimeve është një rrezik i madh për buxhetin e shtetit;

Detyrimet e prapambetura nga mospagimi i faturave buxhetore dhe rimbursimi i TVSH-së po rriten çdo ditë.

Kjo listë tregon se sa e vështirë është që vendi të marrë veten pa ndryshuar Qeverinë. Por rrotacioni politik nuk mjafton pa ndryshime në sistem që në gjuhën teknike quhen reforma strukturore në ekonominë dhe institucionet e vendit. Prandaj edhe PD-ja duhet të bëjë një program për ringritjen e ekonomisë përveç çekut 1 (një) milionsh dhe mbështetjes sociale.

*Sherefedin Shehu, ekspert i ekonomisë, ish zv/Ministër i Financave në qeverinë e PD


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë