Njerez

100 ditë protesta, si ia dolën studentët në Kolumbi

U deshën më shumë se 100 ditë protestash, përleshjeje dhe bojkotim mësimi që qeveria kolumbiane të dorëzohej para studenteve.

Presidenti Ivan Duque njoftoi të premten se do të shtojë me 1,4 miliardë buxhetin për arsimin e lartë publik gjatë mandatit të tij katërvjeçar, duke u bërë thirrje studente të ktheheshin në auditore. “Kjo shifër u negociua pas dhjetëra takimesh midis qeverisë dhe përfaqësuesve nga grupet e studentëve”, tha Duque në një deklarate.

Duque mori detyrën në gusht duke u zotuar për të përmirësuar arsimin e lartë, por sapo erdhi në pushtet, filloi të “devijonte” nga premtimet e dhëna gjatë fushatës, duke thënë se shteti nuk kishte para për “shpenzime të panevojshme”.

Ishte pikërisht kjo deklaratë që ajo që bëri që studentët të ngriheshin në protesta të dhunshme, për mos t'u ndalur deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Por edhe pas shtimit të 1.4 miliardëve në buxhetin për arsimi e lartë, grupet e nxënësve nuk kanë hequr dorë nga protesta, duke thënë së pari se do ta diskutojnë marrëveshjen me anëtarët e tyre.

Sipas tyre, kjo shifër nuk do ta lehtësonte deficitin prej 4.5 miliardë dollarësh që ekziston mes investimeve dhe shpenzimeve të arsimit të lartë në Kolumbi.

Për tre muaj rresht, mijëra studentë të regjistruar në universitetet publike të Kolumbisë , zaptuan rrugët duke shkaktuar kaos në qytetet më të mëdha të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Bogota.

Marshimet e tyre fillonin çdo ditë në orën 8 të mëngjesit, për të ndikuar tek udhëtarët që lëviznin gjatë orëve të mëngjesit në mëngjes. Si pjesë e demonstrimeve për t’i ushtruar presion së Iván Duque për më shumë fonde shtetërore në arsimin publik, studentor organizuan gjashtë protesta mbarëkombëtare me kryeqytetin kolumbian, duke u bashkuar me sindikatat e punëtorëve dhe grupet për të drejtat e njeriut.

Pasi studentët u ndeshën me indiferentizmin e qeverisë, shumë nga këto marshime filluan të bëheshin të dhunshme. Të rinjtë dogjën qindra automjete, shkatërruan autobusë të transportit urban, thyen dritaret e stacioneve të autobusëve dhe goditën me sende të forta godinat shtetërore.

Protestuesit janë ndeshur me shtypjen dhe brutalitetin e policisë. Qeveria ka ndërmarrë një fushatë masive mediatike për t’i cilësuar studentët si vandalë. Por ndërkohë që shtypi ndiqte agjendën qeveritare, mediet sociale janë mbushur plot me dëshmi për dhunën e policisë. Një student humbi syrin, dhjetëra të tjerë janë shtruar nëpër spitale, ndërkohë që qindra të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë pas hekurave.

Protestat dhe përleshjet me policinë nisën vetëm disa javë pas zgjedhjes së fitorja e Duque në zgjedhjet presidenciale kolumbiane. Emërimi i dy zyrtarëve të përfshirë në skandale korrupsioni si ministër i ekonomisë dhe i arsimit e bëri shumë të qartë që nga fillimi se një seri sulmesh do të vinin nga klasa punëtore dhe studentët kolumbianë.

Mediet në Bogota bëjnë të ditur se në marshimin e fundit morën pjesë 300,000 studentë në nivel kombëtar, 100,000 prej të cilëve marshuan në kryeqytet.

Ndërkohë që studentët protestonin, qeveria ka njoftuar një plan të ri tatimor që do të godasë të varfërit dhe klasën punëtore. Së bashku me rritjen e çmimeve të benzinës, këto masa kanë krijuar një zemërim të madh publik, duke nxitur klasën punëtore t’u bashkohej të rinjve.

Më 15 nëntor, sindikata më e madhe në vend, e cila përfaqëson 700,000 punëtorë, iu bashkua studentëve në demonstratën e tyre të fundit. Më 28 nëntor në Bodota u mbaj një nga marshimet më masive që kishte parë vendi përgjatë viteve të fundit. Por goditja përfundimtare ndaj qeverisë erdhi më 13 dhjetor, kur studentët njoftuan se do të hynin në grevë urie.

Atë ditë qeveria mblodhi në takim urgjent të gjithë këshillat dhe organizatat studentore, ku u negociua edhe për shtimin e buxhetit të arsimit të lartë. Mëngjesin e së premtes mijëra studentë marshuan në rrugët e Bogotas në shenjë fitoreje, duke deklaruar se ky “triumf” do t’i bënte pjesë të historisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë