Sport

10 dështimet më të mëdha në historinë e sportit

Atletët shpesh fatin e karrierës së tyre nuk e varin vetëm tek performanca, por edhe tek zgjedhjet që bëjnë. Ka raste kur zgjedhjet vendimtare që ata bëjnë ndikojnë për mirë në raste të tjera qëllojnë të jenë fatale. Ka pasur disa raste kur sportistë të ndryshëm ndër vite kanë bërë zgjedhje që kanë shkatërruar karrierën apo reputacionin e tyre.

Më poshtë po iu paraqesim listën me dhjetë gabimet më të mëdha në historinë e sportit sipas gazetës spanjolle “Marca”.

1. Wayne Gretzky në sportin e hokej në akull në vitin 1998

Gretzky është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në sportin e hokejit në akull. Në gjysmë finalen e lojërave olimpike në sfidën Kanada-Çeki, ai nuk u përzgjodh nga trajneri kanadez Marc Croford për të gjuajtur penalltinë. Ky vendim rezultoi të ishte fatal, pasi ekipi i tij, Kanadaja humbi.

2. Sam Bowie përkrahë Majkëll Xhordan

Nga viti 1984 do të mbahet mend gabimi fatal që trajneri i Portland Trail Blazers, bëri në NBA. Ai përzgjodhi Sam Bowie si numri 2 përkrahë Majkëll Xhordan. Në fund Bowie rezultoi të ishte një dështim i plotë dhe Xhordan nga ana tjetër që u konfirmua si basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

3. Alonso largohet nga MekLaren për të kaluar me Reno

Në vitin 2007 piloti spanjoll Fernando Alonso firmosi me skuderinë britanike, pasi kishte fituar dy herë rresht titullin kampion në Formula 1. Kur kaloi te MekLaren, Alonso kishte një rivalitet të madh me pilotin tjetër britanik Lujis Hamilton. Alonso nuk e përballoi rivalitetin dhe garën me Hamilton dhe vendosi të kalonte te ish-skuadra e tij, Reno edhe pse skuderia franceze nuk ishte më rivale për titullin kampion. Ky ishte një gabim fatal për Alonson, pasi në vitin që ai u largua te Reno, Hamilton qëndroi me Meklaren dhe fitoi titullin kampion bote.

4. Vale Rosi firmos me Dukatin

Në vitin 2011 Valentino Rosi mori vendimin për t’u larguar nga Jamaha dhe firmosi me Dukatin. Piloti italian kaloi periudhën e tij më të keqë, ku në dy sezone u ngjit vetëm tre herë në podium. Ky vendim rezultoi të ishte shkatërrimtar për “doktorin”, pasi ai nuk u ngrit më asnjëherë në nivelet e mëparshme.

5. Jesus Gil largon Raul nga Atletiko Madrid

Në vitin 1992, presidenti i Atketiko Madrid, Jesus Gil mori një nga vendimet më të këqija në historinë e futbollit. Ai nuk e kishte imagjinuar se lojtari i të rinjve të bardhkuqve, Raul do të bëhej ai që më vonë do të fitonte Ligën e Kampionëve me “galaktikët” e Real Madrid, rivalët e përjetshëm. Rual Gonzalez, kur u largua nga ekipi i të rinjve të Atletiko mbeti pa skuadër dhe në këto kushte, firmosi me rivalët e qytetit duke i dhënë karrierës së tij një rrjedhë totalisht ndryshe. Tifozët e Atletiko Madrid akoma ia kujtojnë Gill këtë gabim trashanik.

6. Benfika largon Bela Gutman

Në vitin 1962 pasi fitoi Ligën e Kampionëve, futbollisti hungarez, Bela Gutman u takua me drejtuesit e Benfikës dhe iu kërkoi një rritje të rrogës. Drejtuesit vendosën që mos t’ia rrisnin rrogën dhe e lejuan të largohet. Duke u larguar ai ka lëshuar një mallkim për këtë klub, që pas tij kjo skuadër nuk do të fitojë asnjë kupë tjetër europiane. Dhe që nga viti 1962 mallkimi i tij nuk është thyer, pasi Benfika ende nuk e ka fituar një kupë europiane, duke humbur 7 finale në Champions dhe Europa League.

7. Barcelona kur injoroi Di Stefano

Në vitet 50-të, të drejtat e futbollistit, Alfredo di Stefano pa ardhur në Europë i përkisnin dy klubeve,  River Plate dhe  Millonarios. Real Madrid dhe Barcelona ishin të dyja në kërkim të sulmuesit dhe FIFA në atë kohë vendosi që klubet nëse duhet ta blinin argjentinasin duhet ta kishin në bashkëpronësi. Kështu sipas akordit të propozuar, Di Stefano do të luante një sezon për Barcelonën dhe një me Real Madrid. Por klubi katalanas nuk ishte dakord me këtë gjë dhe hoqi dorë prej sulmuesit argjentinas, që rezultoi të ishte një nga vendimet më të këqija në histori për klubin “blaugrana”.

8. Majkëll Xhordan hyn në bejsboll

Pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Barcelonës, Majkëll Xhordan mori vendimin më të keq në karrierën e tij. Ai u largua nga basketbolli dhe kaloi në bejsboll. Por kjo lëvizje ishte një dështim, pasi skuadra e tij në këtë sport, “Chicago White Sox”, pasi e pa performancën e tij në ndeshjet e para, vendosi ta çojë me ekipin rezervë dhe kështu pak a shumë shkoi karriera e Xhordan në sportin e bejsbollit. Disa muaj më vonë Xhordan vendosi të rikthehej në NBA.

9. Lopetegui firmos për Real Madrid

Spanja ishte një nga favoritet kryesore për të fituar Kupën e Botës në botërorin “Rusi 2018”. Atmosfera pozitive në kampin e skuadrës “La Roja” u prish nga deklaratë e Real Madrid që bënte me dije se kishte arritur marrëveshjen me Julen Lopeteguin, që ai të ishte trajneri i ri në sezonin e ardhshëm pas largimit të Zidan. Ky vendim i trajnerit 52-vjeçar ishte më i keqi i mundshmi për të gjithë. Spanja u eliminua shumë shpejt në botëror, Real Madrid ka dështuar në fillimin e sezonit dhe ai është shumë pranë shkatërrimit të karrierës së tij. Lopetegui ditën e hënë u shkarkua zyrtarisht nga klubi madrilen.

10. McGregor kur pranoi duelin me Mayweather

Ai ishte cilësuar si luftëtari më i madh në sportin e UFC. Por vendimi për të luftuar me boksierin më të mirë të momentit në vitin 2017, ishte ai që ndryshoi gjithçka në karrierën e irlandezit Conor McGregor. Nga një legjendë që nuk ishte mundur asnjëherë, McGregor u mposht dhe kështu miti i tij u thye. U tha se irlandezi e pranoi sfidën për para, por poshtërimi i tij vijoi edhe kur u përball me Khabib disa javë më parë, ku për herë të parë u mposht në sportin, që ai vetë e bëri të famshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë