Njerez

1 shekull jetë / Një nderim për babin tim Henry Kissinger, si shpjegohet shëndeti i tij i gjatë fizik e mendor dhe librat që po shkruan

Nga David Kissinger - Të shtunën, babai im, Henry Kissinger feston 100-vjetorin e tij. Kjo është një atmosferë e pashmangshme për dikë që e njeh forcën e tij të karakterit dhe dashurinë për simbolizmin historik. Jo vetëm që ai është i vetmi që ka mbijetuar ndër kolegë, diktatorë dhe studentë, ai ka qenë gjithmonë aktiv dhe në të 90-at e tij.

As pandemia nuk e pengoi atë. Që nga viti 2020 ai ka mbaruar 2 libra dhe po punon për një të tretë. Ai u kthye nga konferenca Bliderberg në Lisbonë më herët gjatë kësaj jave, në kohë për të nisur një seri festimesh të njëqindvjetorit që do ta çojnë atë nga Nju Jorku në Londër më në fund në qytetin e tij të lindjes, Fürth, Gjermani.

Jetëgjatësia e babait tim është mrekulli kur konsiderojmë regjimin shëndetësor që ai ka pasur në jetën e tij, që përfshin një dietë të mbushur me salsiçe gjermane, një karrierë të mbushur me stres dhe një dashuri për sportin si tifoz, asnjëherë si lojtar.

Si shpjegohet shëndeti i tij i gjatë fizik dhe mendor? Ai ka një kuriozitet të pashuar që e mban atë në një marrëdhënie dinamike me botën. Mendja e tij është si një armë që kërkon nxehtë dhe kap çdo sfidë ekzistenciale që po ndodh. Në vitet 1950, problemi më i madh ishin armët nukleare dhe kërcënimi që sillnin ato për njerëzimin. Para 5 vitesh, si një burrë në rininë e tij, 95 vjeç, babai im u bë i fiksuar pas implikimeve praktike dhe filozofike të Inteligjencës Artificiale.

Në çdo darkë të festës së Falenderimeve, ai diskutonte me stërnipërit e tij për teknologjitë e reja. Ndërsa zhytej në aspektet teknike të AI me intensitetin e një studenti të diplomuar IT, ai nxiti debatin mbi përdorimet e saj me njohuritë e tij të filozofike dhe historike.

Sekreti tjetër i jetëgjatësisë së babait tim është ndjenja e misionit. Ndonëse ai është përshkruar gjithmonë si një realist i ftohtë, ai është çdo gjë përveç se i paapasionuar. Ai beson në koncepte që nuk i pranojnë të gjithë si patriotizmi, besnikëria dhe bashkëpunimet midis forcave politike. Atij i dhemb kur shikon poshtërsirat që bëhen sot në diskursin publik dhe vdekjen e artit të diplomacisë.

Kur isha fëmijë, mbaj mend ngrohtësinë e miqve të tij, politikat e të cilëve kanë qenë të ndryshme, Kay Graham, Ted Kenedy dhe Hubert Humphrey. Kennedy bënte shaka që babait tim i pëlqenin shumë (përfshirë ftesën e babait në zyrën e tij të shtëpisë dhe pretendimin se kishte një nuselalë të fshehur në një dollap).

Edhe pse tensionet e Luftës së ftohtë vazhdonin, ambasadori sovjetik në SHBA, Anatoly Dobryn ishte i ftuar në shtëpinë tonë. Ata luanin shah ndërkohë që negocionin çështje që preknin të gjithë planetin. Babai im nuk kishte iluzione për natyrën e ashpër të regjimit rus, por këto lloj bisedash ndihmonin në zbutjen e tensioneve në një kohë kur superfuqitë nukleare po fitonin terren. Sikur të bëjnë edhe liderët e sotëm dialoge të tilla.

Përtej shahut, diplomacia nuk ishte asnjëherë lojë për babain tim. Ai e bënte atë me përkushtim dhe këmbëngulje. Si një refugjat i Gjermanisë naziste, ai humbi 13 anëtarë të familjes dhe shumë shokë në Holokaust. Ai u rikthye në Gjermani si ushtar amerikan, duke marrë pjesë në lirimin e kampit Ahlem pranë Hanover. Aty, ai dëshmoi thellësitë në të cilat njerëzimi mund të zhytet nga strukturat ndërkombëtare të paqes dhe drejtësisë. Muajin tjetër do të kthehemi në Fürth, ku ai do të vendosë një kurorë me lule te varri i gjyshit të tij, i cili nuk shpëtoi dot.

Unë e di që asnjë djalë nuk mund të jetë objektiv kur flet për babain e tij, por unë jam krenar për punën e babait të tij në ankorimin e një shteti me parime dhe për rritjen e ndërgjegjësimit mbi realitetet e historisë. Ky është misioni që ka pasur për pjesën më të madhe të këtij jetës së tij shekullore, duke përdorur trurin e tij të rrallë dhe energjinë e pashtershme për t’i shërbyer vendit që i shpëtoi familjen dhe e dërgoi atë në një udhëtim që nuk e kishte parë as në ëndrrat e tij më të egra.

Burimi: WashingtonPost/Përshtati: Gazeta ‘SI’


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë