Lajme

1.2 miliard euro për Shengenin ballkanik

Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë ka përfunduar dhe, si ai i mëparshmi në Ohër, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ranë dakort për nënshkrimin e një sërë marrëvshjesh për "Shengenin e  Vogël Ballkanik". Për zbatimin e tyre do të ndahen 1.2 miliardë euro,

Në takim morën pjesë Kryeministri shqiptar Edi Rama, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, Kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev dhe Presidenti Malazez Milo Djukanovic.

Pas samitit, Presidenti serb tha se ishin marrë vendime të rëndësishme në takim për të promovuar tregtinë midis tre vendeve, e cila do të nënshkruhet në Podgorica ose Beograd, në varësi të marrëveshjes.

  • Ndihmojë me aq sa mundet e sipas kërkesës; 
  • Koordinohet me pjesën tjetër të rajonit në vazhdimësi që ndihma të përdoret në mënyrë sa më efikase;  
  • Bashkëpunojë vazhdimisht për të rritur kapacitetin e përgjigjes si rajon në tërësi;
  • Të marrë pjesë në planifikime dhe trajnime përgatitore, siç është rënë dakord në mënyrë që forcat e emergjencës dhe forcat që koordinohen me to të jenë sa më të përgatitura;
  • Të koordinohet kërkesa për Bashkimin Europian, agjencitë ndërkombëtare dhe organe të tjera rajonale që punojnë me përgjigjen ndaj emergjencave civile, lidhur me burime, trajnime dhe ndihmë për të përmirësuar kapacitetet e përballimit dhe reagimin në rajon ndaj katastrofave që dëmtojnë njerëzit, qoftë këto natyrore apo të shkaktuara nga dora e njeriut, dhe
  • Konsolidimi i bashkëpunimit në mënyrë të strukturuar midis organeve dhe qendrave të kërkimit të specializuar në reagimin ndaj dhe menaxhimin e emergjencave civile.

Kjo marrëveshje do të përfshihet në Protokollin e Durrësit dhe do të jetë e hapur për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Institucionet e fushës do të takohen në Beograd në Janar për të përfunduar marrëveshjen. 

Lëvizja e mallrave

Pikat kryesore kufitare ndërmjet palëve do të jenë të hapura dhe në punë gjatë gjithë kohës, duke përfshirë mbulimin e të gjitha shërbimeve të nevojshme. U mirëprit lajmi se pikat kryesore kufitare midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kanë staf që punon 24 orë në ditë dhe angazhimi që pikat midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do ta mundësojnë këtë sa më parë. Për këtë qëllim:

  • Mbledhja përshëndeti miratimin nga Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s, pas Deklaratës së Ohrit, të vendimeve që do të ndihmojnë të lehtësojnë tregtinë, si njohja e Operatorëve të Autorizuar Ekonomikë dhe miratimi i strategjisë për menaxhimin e riskut. Gjatë mbledhjes u bë thirrje që CEFTA të marrë sa më parë një vendim për të lehtësuar tregtinë e fruta-perimeve.                                               
  • Shqipëria, Serbia, dhe Maqedonia e Veriut kanë rënë dakord që mjetet që do kalojnë në palët e tjera do të ndalohen vetëm një herë. Në Janar të 2020 do të zhvillohet një mbledhje me autoritetet e doganave për të diskutuar aspektin teknik të zbatimit
  • Liderët po ashtu kërkuan të zbatojnë brenda 2020 një sistem të lëvizjes pa dokumente, duke u përshtatur me kuadrin e CEFTA-s në atë zonë. Në këtë aspekt, Palët janë dakord të shtojnë bashkëpunimin për ta përshtatur me legjislacionin e BE-së.
  • Punë intensive me Komisionin Europian, Sekretariatin e Përhershëm të Komunitetit Europian të Transportit, si dhe me Bankën Botërore dhe institucione të tjera ndërkombëtare financiare ka filluar në mënyrë që të mundësohen dokumentet elektronike, të bazuara në AP5 e CEFTA-s dhe përmirësim të infrastrukturës që përfshin korsi shtesë në pikat kufitare.

Shqipëria, Serbia, dhe Maqedonia e Veriut kanë rënë dakord që të rrisin zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të CEFTA-s.

Lëvizja e Njerëzve dhe Shërbimeve

Liderët kanë rënë dakord që secili anëtar i Ballkanit Perëndimor duhet të lejohet të jetojë, udhëtojë dhe punojë si vendas, duke kontribuar në krijimin e një tregu të përbashkët ekonomik.

Shqipëria, Serbia, dhe Maqedonia e Veriut angazhohen:

Për një marrëveshje që do të trajtojë qytetarët e secilit vend si vendasit lidhur me udhëtimin, banimin dhe punësimin në secilin vend. Ne synojmë të nënshkruajmë marrëveshjen deri në fund të Janarit 2020 dhe të plotësojmë këto procese sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo duhet të arrihet duke harmonizuar legjislacionin vendas mbi lëvizjen e personave, lejet e punësimit dhe lejet e qëndrimit.

Marrëveshja duhet të plotësojë kërkesat e BE-së dhe të jetë e hapur për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për njohjen e kualifikimeve profesionale në BE, profesionet e rregulluara sipas Samitit të Zagrebit, në Maj. Kjo do të zbatohet si për punonjësit aktualë të atyre profesioneve, ashtu edhe për të diplomuarit e ardhshëm në programe të akredituara dhe në ciklin e tretë të studimeve (doktoratura). 

Zëvendësimi i Direktivave në disa aspekte lidhur me kontratat për ofrimin e përmbajtjes dhe shërbimeve dixhitale.

Liderët kanë shprehur vullnetin të ofrojnë lëvizje të lirë të shërbimit dhe të bizneseve bazuar në ligjin e fushës, në BE. Ata e konsiderojnë miratimin e Protokollit të 6-të Shtesë të CEFTA-s mbi Tregtinë e Shërbimeve si një moment të rëndësishëm historik dhe si bazë ligjore për hapat e ardhshëm dhe angazhohen të ratifikojnë sa më shpejt dhe ftojnë palët e tjera të CEFTA-s të bëjnë të njëjtën gjë në një kohë sa më të shkurtër. Ata angazhohen të zbatojnë plotësisht detyrimet që lindin nga ajo dhe zotohen të marrin drejtimin lidhur me bashkëpunimin rregullator ndër rajonal në një nga sektorët e zgjedhur dhe në dialogun rregullator në tregun elektronik.

Të promovojnë bashkëpunimin në rregullimin e pagesave me vizionin për të mundësuar pagesa elektronike të shpejta, të besueshme dhe të lira të kalimit të kufirit, bazuar në modelin e BE-së.

Palët kanë rënë dakord të nënshkruajnë marrëveshje bilaterale për njohjen e Shërbimeve të Besueshme dhe certifikatave elektronike.

Të tre kanë rënë dakord që personat që do të udhëtojnë në rajon do të lëvizin midis shteteve palë pa pasur nevojë për viza apo kufizime emigracioni. Kjo do të rrisë turizmin dhe udhëtimet për në rajon. Një marrëveshje mbi këtë qëllim do të përpilohet dhe nënshkruhet në mbledhjen e ardhshme.

Lëvizja e lirë e kapitalit

Liderët kanë rënë dakord për të zgjeruar përpjekjet drejt investitorëve në nivel global, duke u koordinuar me dhomat e tregtisë me pjesëmarrjen e lidershipit të lartë politik nga përtej rajonit.  Shqipëria, Serbia, dhe Maqedonia e Veriut kanë rënë dakord për pjesëmarrje të rregullt në eventet e nivelit të lartë politik dhe t’i kërkojnë përfaqësuesve nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen nismës.

Në këtë aspekt, u ra dakord që të rishikohen traktatet bilaterale të investimeve në rajon me qëllimin që ato të harmonizohen më shumë me standardet rajonale, si dhe të përshtaten me standardet e BE-së. Ministritë e fushës do të drejtojnë këto përpjekje dhe do të raportojnë në mbledhjen e ardhshme.

Liderët ranë dakord të zhvillojnë nisma për investimet në sektorët energjetikë dhe të mjedisit, si dhe në turizëm, agrikulturë etj, me qëllimin që të tërheqin investime të reja e investime shtesë në rajon.  Do të ngrihet një grup pune për secilin sektor, me ftesa nga Dhomat e Tregtisë, për të përfshirë bizneset, zyrtarë nga të gjitha qeveritë në rajon, ekspertë nga radhët e akademikëve dhe shoqërisë civile, si dhe investitorë të mundshëm nga sektori publik dhe nga ai privat.  Duhet të mbahet deri në fund të Shkurtit një mbledhje mbi sektorin e energjisë dhe mjedisit, me fokus mbi qëndrueshmërinë dhe në përfundim duhet të kenë lindur disa sugjerime për ndryshimin e politikave që mund të jenë të nevojshme të bëhen dhe për mundësi investimi. Palët do të punojnë me Komisionin Europian, Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankën Europiane të Investimeve (BEI) dhe të tjerë për të identifikuar mundësitë dhe ndryshimet e nevojshme të politikave për të tërhequr investime. Palët duhet të garantojnë që kjo është në vijë me prioritetet tona për anëtarësim.

Sistemi i vlerësimit

Liderët vunë re rëndësinë e vlerësimeve transparente dhe në kohë mbi sa janë zbatuar angazhimet. Ne do të zhvillojmë një sistem vlerësimi të pavarur dhe dixhital për të vlerësuar progresin e arritur në rrugën drejt realizimit të qëllimeve.

Sistemi duhet të informojë vazhdimisht qytetarët dhe të lejojë dhënien e mendimeve në kohë reale nga qytetarët, klientët dhe bizneset.

Për këtë qëllim, në mbledhje u vu re interesi i donatorëve ndërkombëtarë në mbështetjen e monitorimit të pavarur dhe të sistemit të vlerësimit.  Në mbledhjen e ardhshme të këtij grupi do të rishikohen planet me vizionin për të vënë në zbatim sistemin deri në Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit.

Integrimi në BE

Liderët ripohuan angazhimin që kanë ndaj perspektivës Europiane të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ritheksuan që mbledhjet në Novi Sad, Ohër dhe Tiranë synojnë të rrisin përgatitjen e rajonit për anëtarësimin në BE të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Gjatë mbledhjes u theksua rëndësia e vendimit pozitiv të Këshillit të Europës mbi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mars 2020.

Liderët theksuan në veçanti se progresi i bërë në drejtim të shtetit të së drejtës e të sundimit të ligjit mbetet i rëndësishëm dhe duhet të integrohet në të gjitha reformat në rajon.

Liderët kërkuan që Ballkani Perëndimor të përfshihet në Konferencën për të Ardhmen e Europës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë