Futboll

Mourinjo godet sërish: Kam 4 fëmijë të llastuar te Mançesteri

I njëjti qëndrim nga Mourinjo, pa filtra. Deklarata e fundit e trajnerit të Mançester Junajtid ka në qendër të kritikave katër nga lojtarët që ai ka në ekip, të cilët i konsideron të papjekur dhe pa personalitet.

Në shënjestrën e “Special One” kanë përfunduar Ljuk Shou, Antoni Martial, Markus Rashford dhe Jese Lingard. Në një intervistë për “Univision”, trajneri portugez ka folur për gjendjen e skuadrës që drejton dhe problemet që vijnë nga fakti që Mançesteri ka në grup shumë të rinj. “Nuk janë të pjekur dhe më lejoni të shpjegohem çfarë dua të them me pjekuri. E kam fjalën për pjekuri në nivelin personal. Më parë kishim më shumë lojtarë, ishim më të pjekur, më të përgatitur për jetën dhe ishim më pak të mbrojtur. Tani kemi në ekip fëmijë të llastuar. Të rinjtë e sotëm kanë një jetë ndryshe, një ambient më të thjeshtë dhe këtu flas për njerëzit që jetojnë afër lojtarëve. Këta persona u japin atyre shumë afeksion dhe më pak përgjegjësi. Dhe kështu lojtarët maturohen shumë më ngadalë në kohët e sotme”, – ka thënë trajneri i Mançester Junajtid.

Mourinjo dhe Rashford

Pastaj Mourinjo ka kaluar në emra të përveçëm, duke i sulmuar direkt katër lojtarët e llastuar: “Ljuk Shou ka potencial të madh, por nuk di si të sillet. Potencial të madh, po, për momentin vetëm potencial të madh. Përveç Shou, janë edhe Martial, Lingard dhe Rashford. Të gjithë të rinj me potencial, por në fund gjithçka përmblidhet në një fjalë që nuk mund ta them, por që e përdorim shumë këtu. Le të themi që u mungon karakteri dhe personaliteti. Po, atyre u mungon”, – është shprehur portugezi, shpesh në konflikt me lojtarë të veçantë të skuadrave që drejton.

Mourinjo ka sulmuar edhe portierin spanjoll Iker Kasiljas, duke theksuar se kurrë ai nuk është përballur direkt me të, por ka folur gjithmonë pas krahëve.

 

Më Shumë