Futboll

Libertadores, shansi i artë i humbur i futbollit amerikano-latin

Sido që të shkojë finalja e kthimit e Kupës Libertadores mes River Plejtit dhe Boka Zhuniorsit, nëse do të luhet ose jo, do të fitojë njëra apo tjetra skuadër, “Superclasico” është shansi i artë i humbur. Kupa Libertadores kishte mundësinë e madhe të dilte nga korniza amerikano-jugore dhe të krijonte markën e saj, të bënte të dashuroheshin me të edhe pjesë të tjera të botës. U duk sikur u bë qëllimisht derbi River-Boka, para formatit të ri me një finale, e stilit Champions.

Po gjithçka shkoi dëm dhe skuadra që do të fitojë, do të arrijë një sukses të rëndësishëm vetëm për tifozët e saj. Për gjithë të tjerët, Kupa Libertadores 2018 tashmë ka përfunduar dhe do të mbetet në memorie vetëm dhuna ndaj autobusit të Bokës dhe përleshjet e tifozëve me policinë. Ishte shansi i artë për të bërë hapin e madh në drejtim të cilësisë së futbollit amerikano-jugor drejt dimensionit botëror, por në fakt do të regjistrohet thjesht një fitore “provinciale”. Organizimi i keq dhe çmenduritë e tifozëve do të mbeten karakteristikat e futbollit në Amerikën e Jugut për të gjithë ata që e shohin nga larg.

Nga trazirat e shkaktuara nga tifozët e River Plejtit

Një mëkat i madh, përveçse një turp. Dhe të mendosh se nuk duhej bërë ndonjë gjë e madhe: thjesht duhej lejuar ai autobus të shkonte normalisht në stadium. Mjaftonte më pak budallallëk, ose nëse kjo nuk është e mundur, duhej një organizim dhe një kontroll pak më i mirë. Një rast ideal si ky për rehabilitimin e futbollit amerikano-jugor nuk do të vijë më, kurrë!

 

Më Shumë