Futboll

Kupa Pavarësia bashkon shqiptarët në Korçë, Struga merr trofeun

Në stadiumin e Korçës është organizuar edicioni i 10-të i Kupës Pavarësia, që tashmë është bërë traditë në vendin tonë. Fitues i turneut që bashkon shqiptarët çdo 28 nëntor, është shpallur ekipi i Strugës, që mundi në finale Otrantin. Kjo është hera e dytë që Struga e fiton këtë trofe. FSHF-ja e organizon çdo vit këtë kompeticion, ditën e festës së Pavarësisë, ku marrin pjesë skuadra nga të gjitha trevat shqipfolëse. Në edicionin e sivjetshëm merrnin pjesë Skënderbeu vendës, Struga nga Maqedonia, Otranti nga Mali i Zi dhe 2 Korriku nga Kosova.

Trofeu i Kupës Pavarësia

Në stadiumin“Skënderbeu” janë luajtur tri ndeshje, dy gjysmëfinalet dhe finalja. Shorti vuri përballë Otrantin dhe 2 Korrikun dhe në finale kaloi ekipi i dytë, që u tregua më i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 0-0. Në gjysmëfinalen tjetër, Struga fitoi 1-0 ndaj Skënderbeut, qënë këtë kompeticion luajti me disa titullarë dhe lojtarë të stolit, duke qenëse ka përpara ndeshjen e kampionatit.

Finalja Struga-Otrant u mbyll me fitoren 1-0 të struganëve, të cilët kanë festuar me trofeun simbolik të Kupës Pavarësia 2018. Organizatorët ndanë edhe dy çmime të tjera: çmimin “Fair Play” e mori 2 Korriku, kurse mesfushori Nijas Lena, një personazh i njohur në futbollin shqiptar, ku ka luajtur me Flamurtarin, Kukësin dhe Teutën, u shpall lojtari më i mirë i turneut.

Nijas Lena

Gjysmëfinalet

FC Struga–KF Skënderbeu 1-0

FK Otrant–FC 2 Korriku 0-0 (6-5 me penallti)

Finalja

Struga-Otrant 1-0


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë