Politike

Zyrtarizimi i koalicionit, Meta mbledh kryesinë dhe kandidatët për Këshilltar të Tiranës

Një ditë pas zyrtarizimit të koalicionit të opozitës “Bashkë fitojmë”, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thirrur në një mbledhje  kryesinë e Partisë së Lirisë dhe më pas kandidatët për këshilltarë të forcës politike që ai drejton për Bashkinë e Tiranës.

Kjo lëvizje e Metës vjen 24 orë pas zyrtarizimit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' ku pjesë janë Partia e Lirisë, Partia Demokratike, PBDNJ dhe PDK.

Koalicioni me emrat nistore “BF” është regjistruar zyrtarisht në KQZ.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë