NdihmësSekretari i Përkohshëm për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, do të vizitojë Tiranën më 30 qershor, pas vizitës në Milano në 20-22 qershor.
Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe fushat e shqetësimit të ndërsjellë.
Pas Tiranës ambasadori Reeker, më 1 korrik do të mbërrijë në Ohër, ku do të marrë pjesë në Konferencën “Rruga për në Prespë” për të theksuar mbështetjen e SHBA për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në të gjithë rajonin.
Në Ohër ai do të takohet me kryeministrin Zaev, Ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar përparësitë e përbashkëta për Ballkanin Perëndimor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.