Politike

Zyrtare, PS kërkon ngritjen e një Komisioni kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja në vend

Nga Gazeta 'SI'- Grupi i Partisë socialiste, kryesuar nga Bledi Çuçi i kanë kërkuar Kuvendit ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për dezinformimin

Në një kërkesë zyrtare, PS propozon koordinimin dhe monitorimin e të gjithë veprimeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit.

“Komisioni i Posaçëm duhet të kryejë një analizë të plotë të të gjithë faktorëve dhe fenomeneve për të vlerësuar nëse janë respektuar detyrimet ligjore në fuqi, në lidhje me transparencën në proceset demokratike, veçanërisht transparencën e financimeve në fushata zgjedhore, si dhe transparencën e financimit të të gjithë aktorëve dhe platformave që ofrojnë shërbime në sektorin e informimit publik apo veprimtari të tjera të ngjashme me to”, thuhet në kërkesën e PS-së.

Komisioni, sipas socialistëve do të analizojë dhe transparencën financiare gjatë fushatave zgjedhore.

Kërkesa është firmosur edhe nga Mimi Kodheli, Klotilda Bushka, Damian Gjiknuri, Toni Gogu, Klevis Xhoxhi, Petro Koçi.

Idenë e një komisioni të tillë, kreu i grupit socialist, e prezantoi për herë të parë para pak ditësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë