Futboll

Zyrtare/ Çelsi shkarkon trajnerin Lampard, Tuhel pasardhës i tij

Klubi i Çelsit ka bërë të ditur zyrtarisht se ka shkarkuar trajnerin Frenk Lampard. Pesë humbje në tetë ndeshje kampionati i kanë kushtuar shtrenjtë ish-mesfushorit anglez.

Me një postim në faqen zyrtare në Tuiter, Çelsi saktëson se Frenk Lampard është shkarkuar nga detyra. Nuk ka mjaftuar kalimi në 1/8-at e F.A. Cup, pas fitores 3-1 ndaj Lutonit. Pronarit të klubit, Roman Abramoviç, nuk i ka pëlqyer aspak ta shohë skuadrën në vend të 8-të të Premier Ligë, 11 pikë larg Mançester Junajtid kryesues.

Pasardhësi i Lampard, sipas të gjitha gjasave, do të jetë gjermani Tomas Tuhel, i shkarkuar pak kohë më parë nga PSG-ja, por klubi londinez ende nuk ka mbajtur asnjë qëndrim zyrtar për trajnerin e ri. Çelsi ka bërë një merkato mjaft të mirë në verë, kur në skuadër kanë ardhur emra si Havertz, Verner, Tiago Silva, Çiluell dhe Ziesh. Shpenzime të mëdha për kohët që jetojmë dhe Abramoviç në të kaluarën ka larguar trajnerë për rezultate më të mira se ato të Lampard.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë