Lajme

Zv/Ambasadorja e SHBA takon Bashën dhe Kryemadhin

Ka përfunduar pas një ore takimi i zv.ambasadores së SHBA-së, Leyla Moses-Ones, me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë blu.
Zv.ambasadorja Moses-Ones ka nisur takimin rreth orës 10:30 dhe ka dalë prej andej rreth orës 11:40 pa bërë asnjë deklaratë për mediat.
Ende nuk është zbardhur biseda mes diplomates amerikane dhe Bashës, por situata politike duket sa ka qenë fokusi i takimit, pasi vjen një ditë pas protestës së radhës që mbajti opozita e bashkuar përpara Parlamentit të Shqipërisë, e ndërkohë që zyrtarizoi në KQZ refuzimin e mandateve të kandidatëve vijues në listat shumëemërore për deputetë.
Pas takimit me Bashën, zv.ambasadorja takohet edhe me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Ndërkohë, lidhur me këtë kaos politik, delegacioni i PE-së gjatë vizitës javën e kaluar doli kundër vendimeve drastike që ka marrë deri më tani opozita.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë