Ne rrjet

Zoran Zaev jep zyrtarisht dorëheqjen, LSDM hap garën për kryetarin e ri

Lidhja Social Demokrate në Maqedoninë e Veriut ka shpallur të shtunën zgjedhjet e brendshme partiake.

Këshilli ekzekutiv i LSDM ka pranuar dorëheqjen e kryetarit të saj, Zoran Zaev dhe ka vendosur që partia e tyre të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme për zgjedhjen e liderit të ri partiak, raportojnë mediat maqedonase.

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdana Kuzevska ka njoftuar se prej nesër do të hapet gara për liderin e ri dhe secili anëtar që është i interesuar mund të konkurojë.

Ajo nënvizoi se më 12 dhjetor në Kongres do të votohet për kryetarin e ri që më pas do të zgjedh edhe kryesinë e ngushtë partiake.

Sipas saj, Dimitar Kovacevski, si emër i përmendur për zëvendësues të Zaevit në kren e LSDM është një emër potencial.

Kuzevska njoftoi gjithashtu se LSDM ka shumicën dhe se ajo do të zgjerohet në vijim.

Gjate votimit per zgjedhjet e reja ne LSDM

Kuzevska po ashtu ka theksuar se Zaev pas 12 dhjetorit do të ngelet në politikë dhe do të jetë një anëtar aktiv i LSDM-së.

Këto zgjedhje vijnë në partinë në pushtet pas dorëheqjes së Zaevit nga posti i kryetarit të partisë dhe kryeministrit, pas humbjes në zgjedhjet lokale.

Sipas zëdhënëses së partisë Bogdanka Kuzevska, procedura për zgjedhje fillon që nesër dhe në këto zgjedhje kanë të drejtë të kandidohen të gjithë anëtarët e partisë të cilët i plotësojnë kushtet sipas statutit.

Zgjedhjet do të mbahen më 12 dhjetor. Ndërkohë përveç për kryetarit në këto zgjedhje brenda-partiake do të zgjedhen edhe organet tjera të partisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë