Ka ndodhur

Zjarri në një banesë në Komunën e Parisit, policia arreston dy 25-vjeçare

Policia ka vënë në pranga dy 25-vjeçare pas një zjarri që shpërtheu në zonën e Komunës së Parisit ditën e dielë.

Sipas njoftimit të Komisariatit të Policisë, K. Sh. dhe S. Gj. dyshohet se për shkak të pakujdesisë kanë shkaktuar zjarr në banesën e tyre. Flakët kanë dëmtuar jo vetëm banesën e tyre, por edhe ato të fqinjëve.

Si pasojë e tymit, në spital është dërguar A. K., i cili pësoi asfiksi, por jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë