Lajme

Zjarri në nëndetëse bërthamore, Rusia mund të kishte shkaktuar një katastrofë globale

Një zjarr në një nëndetëse bërthamore ruse mund të kishte çuar në një "katastrofë të përmasave globale, nëse nuk do të ishte për veprimet e ekuipazhit, që u vunë të gjithë në lëvizje për të izoluar shpërthimin në mënyrë që të mos arrinte deri tek reaktori bërthamor.

Katërmbëdhjetë marinarë u vranë më 1 korrik gjatë një zjarri që shpërtheu në nëndetëse gjatë një zhytjeje kërkimore. Sipas Ministrisë ruse Mbrojtjes të Rusisë Nëndetësja bërthamore ishte duke analizuar shtratin e detit pranë Arktikut.

Gjatë varrimit të tyre në Shën Pjetersburg, komandanti i Marinws Ruse tha se ushtarët kishin humbur jetën duke mos lejuar zjarrin te arrinte tek reaktori bërthamor dhe duke ndalur kështu një katastrofë globale.

Zyrtarët rusë janë përballur me akuza se po përpiqen të mbulojnë detajet e plota të incidentit në anijen e fshehtë. Presidenti Vladimir Putin pranoi publikisht se kishte qenë një reaktor bërthamor në bordin e nëndetëses, edhe pse nuk ka shpjeguar se cfarë ndodhej duhej një reaktor në një mision vëzhgimi.

Detarët u varrosën të shtunën në Shën Petersburg, në një ceremoni funerale që ishte e mbyllur për publikun.

"Ata të gjithë ndanë të njëjtin fat, për të shpëtuar jetën e shokëve të tyre, për të shpëtuar anijen e tyre dhe për të parandaluar një katastrofë të përmasave globale me koston e jetës së tyre", tha Sergei Pavlov, ndihmës i komandantit të marinës ruse. “me heroizmin e tyre, ata kanë shmangur një katastrofë planetare”, deklaroi ai.

Në një vend si Rusia ku çdo fjalë zyrtare peshohet dhjetëra herë, hipotezat për shkaqet dhe dinamikat e ngjarjes marrin konturet e një romani spiunazhi.

Pak dihet nga mjeti i aksidentuar, i quajtur AS-21 Losharik, mjet me propulsion atomik që mban 25 veta, i specializuar në eksplorimin e thellësive oqeanike, deri në 6 mijë metra. Zyrtarisht i angazhuar në eksplorimin e Arktikut, zonë që po shndërrohet në një pikë gjeostrategjike për trafikun e mallrave, dhe prioritet i Rusisë për vitet e ardhshme. Por thellësi ku ndodhen kabllot e telekomunikacionit, ku dëmtimi i njërës prej tyre do të rrezikonte paralizën e internetit dhe telefonisë, me pasoja të paparashikueshme.

Misteri i dytë ka të bëj me ekuipazhin. Nga 14 të vdekurit, dy kishin marrë në karrierë gradën e “Heroit të Rusisë”. Pesë ishin kapitenë të klasit të parë, njerëz me 25 vjet eksperiencë të paktën, të mësuar të drejtojnë të vetëm një mjet të tillë. Sipas ekspertit ushtarak Aleksandr Goltz, “kjo do të thotë që misioni në të cilin po merrnin pjesë ishte aq i vështirë sa që nevojitej eksperienca e tyre së bashku”.



Një tjetër mister, është prania e një “personi civil” të paidentifikuar në Losharik, i cili u evakuua dhe arriti të shpëtojë, ashtu si dhe 4 marinarë të tjerë.
Mjeti Losharik ishte i lidhur dhe i transportuar zakonisht nga një tjetër nëndetëse “mëmë”, edhe ajo e furnizuar me energji bërthamore, e quajtur Orenburg. Një shpërthim i dyfishtë bërthamor do të justifikonte termin katastrofë planetare. Por dyshimet e një misteri ende të pathënë dhe që ndoshta nuk do të zbulohet kurrë, mbeten. Ndërkohë, Losharik është transportuar në bazën e Severomorsk dhe do të riparohet, i gatshëm për misione të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë