Bota

Zjarri në Aleksandropoli/ Tentohet të parandalohet arritja e flakëve në aeroport, armiku më i madh është era

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Aleksandropolin në Greqi. Zjarri nisi në orët e para të së shtunës ndërsa sot në ditën e dytë flakët po dalin jashtë kontrollit për shkak të erërave të forta.

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët prej më shumë se 24 orësh, ndërsa përpjekjet e tyre janë përqendruar në vendbanimet Loutro dhe Loutra Trainaupoli.

Sipas përfaqësuesit të zjarrëfikësve, Yiannis Artapioos, zjarri nuk do të jetë i lehtë për t’u vënë në kontroll, pasi fuqizohet nga era, duke e cilësuar këtë të fundit si armikun më të madh.

Në të njëjtën kohë, në vendbanimin Apalos po krijohen zona të mbrojtjes nga zjarri, me qëllim të parandalohet që zjarri të shkojë në aeroportin e Aleksandoupolis, shkruajnë mediat greke.

Sa i përket forcave operative, në Aleksandropolis janë 176 zjarrfikës me 10 divizione tokësore, ndërsa gjatë ditës 11 avionë dhe 5 helikopterë do të hedhin ujë nga ajri.

Ndërkohë për shkak të zjarrit është mbyllur rruga nacionale nga lartësia e Aeroportit deri në Monastiraki, ndërsa në Njësinë Bashkiake Traianoupolis është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ku ndodhen tetë vendbanimet që janë evakuuar për masa paraprake të shtunën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë