Ka ndodhur

Zjarri i shkrumbon banesën, humb jetën i moshuari në Kavajë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Kavajë.

Një banesë është përfshirë nga zjarri, duke i marrë tragjikisht jetën një 85-vjeçari.

“Më datë 30.01.2021, rreth orës 07:20, në Golem, Kavajë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L.K. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi L. K., 85 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë