Vende dhe Udhetime

Zjarrfikësja që është kthyer në një hotel fantastik

A mund të kaloni disa ditë pushime brenda një zjarrfikëseje?

Kjo kabinë e cila në brendësi të saj të lë përshtypjen sikur ndodhesh në një hotel më 5 yje, dikur ka qenë një makinë zjarrfikëse.

Një natë qëndrimi në këtë makinë shpëtimi, kushton vetëm 14 dollarë për person, kamioni ka kapacitet për 4 persona, dy të rritur dhe dy fëmijë.

Kamioni i kuq është i vendosur pranë liqenit Keswick duke ofruar qëndrime deri në një javë për një familje prej katër personash, ndërsa qeraja javore është 402 dollarë.

Kjo pronë e pazakontë ka 2 dhoma gjumi, të kompletuara me një krevat dopio, televizor dhe tavolinë. Ndërkohë një dhomë gjumi e dytë ka dy shtretër për fëmijë ndërsa dritaret kanë perde ku janë të stampuara makina zjarrfikësesh.

Në katin e parë gjithashtu ka një sallë pritjeje me një TV, ndërsa zona ngrënies ka pamje panoramike, kuzhina është e pajisur me një furrë dhe frigorifer, gjithashtu edhe një banjo të kompletuar.

Në pjesën e prapme të kamionit ekziston një zonë e vogël ku kostume zjarrfikësish janë të disponueshme për fëmijët që të luajnë me ta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë