Lajme

Zjarr në Velipojë, përhapja e flakëve rrezikon disa banesa

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e kësaj të mërkure në afërsi të Velipojës, në vendin e quajtur “Maja e Zezë”.
Mësohet se flakët janë përhapur në një sipërfaqe me bimë, ndërsa përhapja e tyre mund të rrezikojë disa banesa që ndodhen afër Majës së Zezë.
Banorët dhe policia janë angazhuar për shuarjen e flakëve, por terreni i thyer e bën edhe më të vështirë punën e tyre.
Ndërkohë, Emergjencat Civile dhe strukturat e tjera janë vënë në dijeni për rastin, ndërkohë po shihet mundësia për ndërhyrja nga ajri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë