Lajme

Zjarr në Qafë Shtamë, digjen sipërfaqe të tëra me pisha (Video)

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme malin e Xithit në parkun kombëtar të Qafë Shtamës. Sipas të dhënave të para, dyshohet se sipërfaqja e djegur është 4 hektarë me dru pyjorë dhe pisha, ndërsa është e pamundur ndërhyrja e zjarrfikëses.

Mësohet se zjarri po përparon me shpejtësi i favorizuar nga era e madhe që është karakteristike për zonën. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Ditën e djeshme dy zjarre u raportuan në vend. I pari në kodrat e Selitës në kryeqytet, ndërsa i dyti në Fushë Krujë, vatra e të cilit ka qenë më e madhe, duke rrezikuar edhe banesat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë