Bota

Zjarr në një shtëpi të moshuarish në Milano, 6 të vdekur dhe 81 të plagosur

Gazeta Si - Një zjarr i fuqishëm në një azil në Casa dei Coniugi në Milano i ka marrë jetën 6 personave, ndërsa 81 janë plagosur. Dy pacientë, sipas Agjencisë së Emergjencave, u dërguan në gjendje shumë të rëndë në spitalet Niguarda dhe San Raffaele. Në mesin e viktimave janë 5 gra dhe 1 burrë. 

Sipas hetuesve, flakët përfshinë një pjesë të madhe të katit të parë duke rezultuar fatal për të moshuarit. Sipas dëshmitarëve, gjatë natës janë dëgjuar zhurma dhe të bërtitura nga të moshurarit, të cilët kërkonin ndihmë.

Autoritetet kanë hapur hetim për të zbuluar shkaqet, ndërsa kanë përjashtuar një zjarrëvënie të qëllimshme.

Institucioni i kujdesit, ndodhet në Via dei Cinquecento, në një lagje të njohur në juglindje të Milanos.

“Casa dei Coniugi ” është një rezidencë, e cila daton që në 1vitin 955, në të cilën akomodohen deri në 200 të moshuar, ku 2 prej dhomave janë të dedikuara për pacientët me Alzheimer.

Dy viktimat e para ishin, banorët e dhomës ku ka rënë zjarri fillimisht, dy gra të moshës 56 dhe 87 vjeçe, të cilat u karbonizuan.

Viktimat e tjera, një burrë 73-vjeçar dhe tre gra të moshës 75, 85 dhe 84 vjeçe, vdiqën nga thithja e tymit.

Gjithsej 81 persona u dërguan në spital: dy me kod të kuq, 14 me kod të verdhë dhe pjesa tjetër me kod jeshil.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe kryetari i Bashkisë së Milanos, Beppe Sala. Sipas gjetjeve të para të hetuesve, flakët do të kishin përfshirë një pjesë të katit të parë. Krahu i vetëm i strukturës që është evakuuar. Brenda objektit kishte 173 të moshuar.

Zjarrfikësit po punojnë ende në vendngjarje. Shumë xhama në katin e parë të ndërtesës janë thyer, me gjasë të shpërthyera gjatë zjarrit.

Hetimet i janë besuar policisë dhe njësisë hetimore të zjarrfikëses së Milanos.

Shumë banorë u zgjuan natën nga zhurmat e pandërprera të sirenave. Rruga është e mbyllur për qarkullim në të dy drejtimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë