Ka ndodhur

Zjarr në një shtëpi në Pogradec, humb jetën 42-vjeçari

Një 42-vjecar ka humbur jetën, pasi ka rënë zjarr në shtëpinë e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Sipas policisë, 42-vjeçari jetonte i vetëm në banesë. Mësohet se viktima Nardi Xhukellari vuante nga problemet mendore dhe shkak për zjarrin është bërë rezistenca e ngrohjes.

“Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë