Lajme

Zjarr në një pallat në Durrës, plagoset e moshuara

Një zjarr ka përfshirë një apartament në lagjen nr. 1 të Durrësit.
Zjarri ka rënë rreth orës 08:45, në katin e katërt të një pallati. Brenda në banesë në momentin që ka rënë zjarri ka qenë një 80-vjeçare, e cila jetonte vetëm. E moshuara ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spitalin e qytetit, nën kujdesin e mjekëve.
Banorët e pallatit kanë dalë jashtë, ndërsa është ndërprerë energjia elektrike në të gjithë zonën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë