Lajme

Zjarr i madh në Fushë Krujë. Në Selitë digjen kodrat me ullishte

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, në kodrën e quajtur “Kodra e Dervinëve”, ndërsa mësohet se flakët rrezikojnë seriozisht një banesë e cila ndodhet afër vatrës së zjarrit.

Në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta policore, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara edhe nga era.

Ndërkohë, një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme masivin kodrinor në zonën e Selitës në kryeqytet. Kodra e vendosur përballë Yzberishtit është e mbjellë me ullinj dhe ka bimësi të dendur.

Zjarri është aktiv prej më shumë se 1 ore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur tre automjete të zjarrfikëses për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Për fat të mire, pranë vatrës së zjarrit nuk ka banesa.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pritet të zbardhen edhe shkaqet e tij, nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë