Ka ndodhur

Zihen me njëri-tjetrin dhe kundërshtuan policinë, pranga 4 të rinjve në Pogradec

Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas, pasi u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë së Rendit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 3 po ndodhte një konflikt midis disa shtetasve, janë nisur drejt vendngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit E. Ç., 28 vjeç, R. K., 33 vjeç, D. O., 32 vjeç dhe V. LL., 32 vjeç, banues në Pogradec, duke u konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

“Në momentin e ndërhyrjes së forcave të Policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, si edhe gjatë shoqërimit të tyre në Komisariat për sqarimin e konfliktit, këta shtetas i kanë kundërshtuar me dhunë efektivët”, vijon më tej njoftimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë