Para

Zhvlerësimi i euros/ Gjatë majit ra paraja në qarkullim në Shqipëri

Nga Gazeta 'SI' - Muaji maj ka shënuar një rënie të lehtë të volumit të parave në qarkullim jashtë sistemit bankar. Banka e Shqipërisë raporton se totali i parave në qarkullim jashtë sistemit bankar në fund të majit rezultoi 398.6 miliardë lekë nga 399.5 miliardë në muajin prill. Rënia në vlerë mund t'i atribuohet edhe zhvlerësimit të euros, si një monedhë që ka  pjesën më të madhe të tregut të parave.

Gjatë prillit, pati një rritje të këtij pas dy muajsh rënieje të vazhdueshme. Gjithsesi edhe me gjithë renien e shënuar në maj, volumi i parave jashtë sistemit bankar mbetet shumë i lartë në raport me vitet e mëparshme.

Vlera më e lartë e parave jashtë sistemit bankar sipas matjeve të Bankës së Shqipërisë i përket janarit të këtij viti, ku kjo vlerë arriti në thuajse 402 miliardë lekë.

Në janarin e vitit 2022, totali i parave që qarkullonin jashtë bankave ishte pak më shumë se 376 miliardë lekë, thuajse 25 miliardë lekë, apo rreth 250 milionë euro më pak nga sa qarkullojnë aktualisht.

Rritja e parasë në qarkullim jashtë kanaleve bankare është një fenomen që u shtua veçanërisht gjatë periudhës së pandemisë, kur qytetarët tërhoqën shumë para’ për shkak të pasigurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë