Ka ndodhur

Zhvillonin aktivitet të lojërave të fatit, në pranga 2 persona

Policia ka goditur një tjetër rast të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe ka vënë në pranga dy persona.

Ndërkohë janë sekuestruar 32 makineta, një sasi e konsiderueshme vlerash monetare dhe 3 kasaforta të mbyllura.

“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në vijim të operacionit ‘Fati i lojërave’, në aksin rrugor Milot - Thumanë, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e marrë me qira nga shtetasi Gj. P. dhe që menaxhohej nga shtetasi A. K., kanë gjetur dhe sekuestruar 32 makineta që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit, 421.000 lekë të rinj, 3325 euro dhe tri kasaforta të mbyllura”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se janë vënë në pranga shtetasit: Gj. P., 28 vjeç, banues në Mamurras dhe A. K., 40 vjeç, banues në Thumanë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë