Futboll

Zhiru dhe Pulisiç nënshtrojnë Bolonjën, Milani e bën pushimin e ndeshjes në fushë

Gazeta Si – Milani nuk mungon në apel. Kuqezinjtë u janë përgjigjur fitoreve të Napolit, Interit dhe Juventusit, duke mundur 0-2 Bolonjën në ‘Dall Ara’, falë golave të Zhiru dhe Pulisiç.

Në ndeshjen e fundit të javës së parë të Serisë A, skuadra e Piolit tregoi forcë dhe personalitet. Bolonja goditi traversën vetëm pas 20 sekondash, më pas fjalën e morën Pulisiç dhe Zhiru. Francezi zhbllokoi ndeshjen pas një asisti të Reijnders, më pas shërbeu për amerikanin që shënoi golin e dytë. Në minutën e fundit Leao goditi shtyllën.

Milani ne fushe gjate pushimit te ndeshjes. Gazeta Si, 21 gusht 2023

Pushimin e ndeshjes Milani u detyrua ta bënte në fushë. Në dhomën e zhveshjes së stadiumit nuk kishte ajër të kondicionuar për shkak të një problemi teknik dhe lojtarët dhe trajneri Pioli qëndruan në fushën e blertë, në pritje të pjesës së dytë.

Duhet theksuar se në fraksionin e dytë të ndeshjes u ndje lodhja, pasi edhe vapa bëri të vetën. Gjithsesi, Milani ka marrë 3 pikët e para në një fushë të vështirë, duke treguar se mund të rivalizojë për titullin kampion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë