Futboll

Zhgënjim i madh për Lionel Mesin, Inter Majemi eliminohet nga Championsi amerikan

Gazeta Si – Inter Majemi i Lionel Mesit dhe Luis Suarezit është eliminuar nga meksikanët e Monterrei në çerekfinale të ‘Concacaf Champions League’. Zhgënjimi ka qenë i madh për yllin argjentinas.

Lionel Mesi kthehej si titullar me skuadrën amerikane pas një muaji mungesë për shkak dëmtimi. Por kjo nuk mjaftoi. Pasi kishte humbur 2-1 në Florida, Interi këtë herë u mund 3-1 në Meksikë.

Majemi e mbylli mbrëmjen e trishtë me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Zhordi Albës, një tjetër ish-lojtar i Barcelonës. Një mbrëmje shumë e vështirë për leo Mesin, të cilin e kanë ngushëlluar lojtarët kundërshtarë pas eliminimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë