Ka ndodhur

Zhduket në rrethana misterioze, familjarët bëjnë apel për vajzën

Zhduket në rrethana misterioze një vajzë nga Lushnja, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Bëhet fjalë për Etleva Biçaku, e cila është larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë më 29 janar.

Sipas familjarëve, ajo është larguar rreth orës 7 të mëngjesit, të premten e 29 janarit, në Lushnjë.

Etleva ishte ndarë nga një martesë 6 vite më parë dhe që atëherë ka vuajtur me depresioni, madje ka qenë e shtruar në spitalin e Elbasanit.

Elmaz Biçaku, vëllai i Etlevës tregon se gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar ditët e fundit. “Kohët e fundit nuk merrte mjekimin rregullisht, nuk hante, i iku oreksi. Ishte e mbyllur në vetvete. Ka 6-7 vite me probleme, është shtruar 2 3 herë në Elbasan. Atje përmirësohej dhe e merrnim në shtëpi, me shpresën që Etleva do e merrte veten”, mësohet të jetë shprehur i vëllai.

Familjarët bëjnë apel nëse dikush e ka parë t’i kontaktojë. Po ashtu ata kërkojnë që grupet e hetimit të kërkojnë në lumin Shkumbin, që ndodhet pranë shtëpisë pasi dyshojnë se ajo mund të jetë mbytur në lumë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë