Art dhe Kulture

Misteri i pikturës më të shtrenjtë në botë, gjendet në jahtin e princit arab

Misteri i vendndodhjes së pikturës më të shtrenjtë në botë e cila i atribuohet Leonardo Da Vinçit, është zgjidhur së fundmi pasi disa shqetësime u shfaqën vitin e kaluar.
Salvator Mundi, të përshkruash Krishtin, u bë piktura më e shtrenjtë e shitur në një ankand publik me një vlerë prej 450 milionë dollarë në vitin 2017.
Vetëm 14 piktura besohet se janë bërë nga Leonardo, ndaj vërtetimi nga një mjeshtër i Rilindjes se ekzistonte një pikturë e panjohur më parë në vitin 2011 ishte si një rrufe në qiell të hapur për botën e artit.
Por, edhe pse sapo ishte shfaqur, piktura u zhduk vetëm pak kohë pas blerjes. Qendra nga ku u shit konfirmoi se Departamenti i Kulturës dhe Turizmit në Abu Dhabi e zotëronte atë tashmë.
The New York Times, duke përfshirë edhe dosjet e FBI-së identifikoi blerësin si princin Bader bin Abdullah i cili ata pretendonin se ishte përfaqësuesi i princit të kurorës Mohammed bin Salman.
Piktura duhej të prezantohej në një ekspozitë në Abu Dhabi në shtator të vitit 2018, por ekspozita u anulua pa dhënë asnjë shpjegim.

Gjatë këtij viti u tha se Muzeu i Parisit donte ta huazonte pikturën për një ekspozitë dedikuar Leonardo-s që do mbahej në Paris por ata nuk kishin marrë përgjigje nga pronari.
Ndërsa vendndodhja e pikturës u bë një burim hetimi, debate të njëkohshme për origjinalitetin e saj e kanë mbajtur Salvator Mundi-n në kryetitujt e gazetave anë e mbanë botës.
Një artikull i Telegraph sugjeroi se arsyeja pse piktura ishte tërhequr nga Muzeu i Parisit ishte se ajo do të prezantohej si pjesë e punës së Leonardo da Vinçit në vend se të piktorit të saj. Një veprim i tillë do të kishte dëmtuar ndjeshëm vlerat e pikturës.
Por tani, gazetari Kenny Schachter ka ofruar përgjigje mbi vendndodhjen e pikturës.

"Në ujërat e errët të Lindjes së Mesme asgjë nuk është shumë e qartë", shkruan z. Schachter, duke shtuar se sipas burimeve të tij, piktura "u transportua në mes të natës me aeroplanin e MBS dhe u zhvendos në jahtin e tij, Serene".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë