Politike

Zgjidhen 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së, risi në lista

Nga Gazeta ‘Si’– Janë zgjedhur sot (2 korrik) anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së kanë votuar dhe numërimi është mbyllur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në Kryesinë e Partisë Demokratike do të jetë Ilir Alimehmeti, kreu i Bashkisë së Kavajës Fisnik Qosja, Gjin Gjoni. Surprizues në votim kanë dalë emra si Eda Grimçi apo Andia Ulliri.

Gratë që morën më shumë vota në Kryesi janë Eda Grimçi, Edith Harxhi, Floriana Garo. Të rinjtë më të votuar për Kryesinë janë Andia Ulliri, Desata Xhetani, Fatjon Bathorja. Ndërsa burrat që morën më shumë vota janë Atird Hoxha, Dorian Teliti, Ervin Minarolli.

Lista e grave fituese për Kryesinë e PD

1-Eda Grimçi 177 vota

2-Edith Harxhi 151 vota

3-Floriana Garo 114 vota

4-Lili Sula 124 vota

5-Ilda Zhulali 211 vota

6-Mimoza Hajdarmataj 132 vota

Lista e të rinjve fitues për kryesinë e PD

1-Andia Ulliri 159 vota

2-Desata Xhetani 64 vota

3-Fatjon Bathorja 86 vota

4-Glauk Olldashi 119 vota

5-Loranca Hoxha 83 vota

6-Nikola Kedhi 88 vota

Lista e burrave fitues për Kryesinë e PD

1-Atird Hoxha 124 vota

2-Dorian Teliti 132 vota

3-Ervin Minarolli 167 vota

4-Fisnik Qosja 158 vota

5-Gjin Gjoni 150 vota

6-Grigels Muçollari 171 vota

7-Ilir Alimehmeti 122 vota

8- Keltis Kruja 115 vota

Dje në 1 korrik u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, dalë nga zgjedhjet e muajit maj. Po dje u zgjodh edhe kryetarja e re e Këshillit Kombëtar, Julia Emiri, duke zëvendësuar Edi Palokën. Demokratja mori 207 vota, duke fituar kundrejt kandidates Silva Hasaj.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha foli edhe për protestat kundër qeverisë. Tha se PD do të bëjë gjithçka që protesta të ketë sukses.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë